Qendrat Kulturore

Idea për ngritjen e Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer eshte nje ide e vjeter e cila shpesh nga veprimtarë të shumtë të kultures kombetare eshte permendur si nevojë, por per te ndermarr dicka konkrete nuk dihet se eshte marr.

Duke u nisur nga gjendja e rëndë e shoqatave kulturore shqiptare, ku drejtuesit e shoqatava, udhëheqësit artistik dhe anetarësia, në vend se të merren me çështje të Kulturës, ata çdo muaj përballen me probleme të ndryshme infrastrukturore e financiare, ne vitin 2018 Bashkësia Shqiptare ne Zvicer, morri iniciativë per themelimin e  nje FONDACIONI   i cili do të merrej me ndertimin dhe financimin e Qendrave Kulturore dhe te aktiviteteve Kulturore ne Keto Qendra të Kulturës Shqiptare në Zvicër.

Çështja e ruajtjes dhe zhvillimit të kuturës, gjuhës, artit e traditave kombëtare në diasporë thjesht është lënë sikur të jetë çështje private e disa aktivistëve e jo si çështje gjithëkombëtare! Aktivistet shqiptarë që me dekada  merren dhe vazhdojnë të merren me rujtjen kultivimin dhe zhvillimin e kulturës shqiptare, që kanë provuar të bëjnë Qendra Kulturore, me gjitha seksionet që duhet ti ketë një Qendër Kulturore, ata thellësisht janë dëshpruar nga sjellja e komuniteti i cili për momentin është orientuar vetëm në ndertimin e objekteve fetare dhe nga sjellja e shteteve të origjinës qe në këtë dretim fare nuk janë bashkëpunues!
Duke u nisur nga ky realitet, idea për themelimin e «FONDACIONIT TË QENDRAVE KULTURORE SHQIPTARE NË ZVICËR» doli si nevojë për te dalur nga kjo gjendje kulturore jo e mirë e  komunitetit shqiptar në Zvicër!

Vizioni  është ruajtja dhe zhvillimi i kulturës ndër gjeneratat e reja me qëllim të integrimit, ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës, gjuhës e traditave shqiptare të komunitetit shqiptar në Zvicër!

Qëllimi i fundit është që nëpërjet edukimit dhe frymëzimit të rinisë shqiptare me gjithë pasurine shpirtore kombëtare që ka kultura shqiptare, në kontinuitet rinia e diasporës të jetë e përgaditur që të bëjë plane e projekte për këthim nga dhe investime në atdhe, me MISION të ndertimit e forcimit të shteteve dhe trojeve tona etnike shqiptare!

Kohë e fundit është që komuniteti shqiptar në Zvicër të  fillojë krijimin e një sistemi të sigurt të mbrojtjes nga asimilimi, sistemi të ruajtjes, kultivimit e zhvillimit të vlerave kombëtare. Jemi te sigurt se Komuniteti shqiptar në Zvicer, nëpermjet sistemit te Qendrave Kulturore do të mund të krijoj kushte që të edukoj gjenerata te shqiptareve që me vullnet, dije e pergaditje profesionale perëndimore, në vazhdimësi gjeneratë pas gjenerate do t`i ndihmonin shtetet dhe trojet tona etnike që te behen politikisht dhe ekonomikisht funksionale dhe stabile!

Fjala Mision në menyrë asociative te përkujton Misionaret që ne fillet e perhapjes se religjioneve merren me perhapjen e ideve fetare, me organizimin e njerëzve ne Bashkësi Fetare, me grumbullimin e mjeteve financiare dhe ne fund me vendosjen dhe fortifikimin e sistemit klerik konfesional ne objektet dhe sistemet e tyre fetare!

Në fakt në Zvicer nuk ka më klerikë që enden te poshtë përpjetë, duke kerkuar noj anagazhim per honorare! Harroni prifterinjët e hoxhallarët e viteve 90-ta që bredhnin poshtë e perpjetë per një honorar meshe apo ramazani!  Nese kërkoni njerëz që bredhin poshtë e përpjetë për një honorar dhe në fund të muajit nuk e marrin, ata jane mësuesit e gjuhës, historisë, kulturës e letërsisë shqiptare! Nëse kërkoni artistë të të gjitha zhanreve, qe nuk kanë kushte vlerat kulturore kombetare t`ua percjellin e mbjellin gjeneratave te reja, ata janë artistet shqiptarë në Zvicër qe punojnë vullntarisht nepër Shoqatat Kulturore Shqiptare!
Nëse kërkoni prind që për ta mbajtur gjallë jetën kulturore ndajnë mjete prej disa qindra Sfr/ muaj, ata mund ti gjeni ne gjitha Shoqatat Kulturore Shqipatre në Zvicer!

Teksti i përshkrimit të një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër, në bazë të cilit tekst është punuar Projekti Ideor.

  1. Numri maksimal i vizitoreve që frekuentojnë në Qender parashihet të jetë rreth 50.000 veta/vit!
  2. Numri maksimal i vendeve me tavolina rreth 500 veta, kurse pa tavolina – vetem me karriga rreth 1000 veta.
  3. Qendra e parê Kulturore Shqiptare në Zvicer, do të ketë sallën e shtruar me parket e cila do të perdoret per ushtrime te ndryshme kulturore e sportive, per tubime e manifestime, per festa kombetare e familjare.
  4. Salla do ta ketë binën e madhe ku mund të vallëzohet dhe të ipen koncerte e shfaqje teatrale. Bina do të jetë e ngritur mbi dysheme sipas standardeve me hapsirat në prapaskene për veshje -përgaditje te artisteve si dhe hapsiren për vendosjen e paisjeve.
  5. Në hyrje Qendra do ta ketë hollin e pritjes me gjitha kushtet për pritje dhe taulete te mjaftueshme për meshkuj e femra.
  6. Parashihet që Qendra Kulturore  ta ketë nje restoran me rreth 200 ulëse.
  7. Qendra Kulturore do ta kete një  bibliotekë dhe nje sallë  leximi me 50 ulëse me tavolina.
  8. Qendra Kulturore  do ta ketë një  hapsirë muze ku do të ekspozohen eksponate me rëndësi të historise, të kultures e traditave kombëtare shqiptare.
  9. Qendra Kulturore do t`i ketë dy hapsira të paisura për kurse e seminare te ndryshme që do të organizohen në Qendrën Kultuore. Dy hapsira adekuate për kurse e seminare me nga 50 vende dhe një hapsire ku ligjëruesit do te mund t`i  bëjnë përgaditjet  dhe pauzat.
  10. Qendra Kulturore do ta ketë një zyre për nevoja të Kryesisë – menaxhmentit të Qendrës Kulturore.
  11. Qendra do ta ketë një punëtori ( dhomë) ku do të mbahen gjitha  veglat e paisjet  për mirembajtjen e Qendrës.
  12. Në kuader të Qendrës Kulturore do të funksionojë edhe nje shitore me produkte të prodhuesve shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Lugina e Preshevës, Mai i Zi si dhe prodhues te ndryshëm të diaspores shqiptare. Kjo  hapsirë sikur edhe restorani do të jipen me qira.
  13. Qendra Kulturore do ta ketë një punonjës mirëmbajtes – shtëpiak  ( Hauswart – Concierge)
  14. Qendra Kulturore do të ketë dhoma gjumi për musafirë të Qendrës.
  15. Ne oborron e Qendrës Kulturore duhet te ketë vend per parkim të rreth 100 makinave dhe hapsirë të  mjaftueshme për levizje pa pengesa të njerëzve.
  16. Qendrat Kulturore Shqiptare në Zvicër do të mbajnë emra të heronjëve, dëshmorëve e figurave te dëshmuara nga historia e lavdishme e historisë dhe krijimtarisë shqiptare.

 

 

PERSHKRIMI ARKITEKTONIK I PROJEKTIT

 

Nga arkitekt Florent Berisha

„Projekti Ideor i Qendrës së Parë Kulturore Shqiptare në Zvicër”

Ky projekt i pari i keti lloji është realizuar ne baze te tekstit te mesiperm  dhe ne baze te  sqarimeve plotesuese nga ana e kryetarit te shoqatës

inxh.dipl. Ahmet Asani.

Faza e parë ajo e  planifikimit dhe analizave per këtë objekt ka qenë sfiduese duke patur parasyshe rendesine e ketij objekti kulturor me rendesi kombetare! Misioni i keti objekti ishte nje motivacion per te ofruar zgjidhje sa me te qendrueshme, funksionale dhe estetike te objektit.

  1. PERSHKRIMI I PARCELËS

 

Parcela ku eshte projektuar eshte nje teren i rrafshet, hapsira e shfrytzuar (projektuar) ne kete percele eshte 56 ari (5600 m2). Qasjet dhe çkyçjet per këmbësoret dhe veturat janë të perbera prej dy arterieve, nje per hyrje ne objekt dhe nje per dalje.

Sipas konceptit hapsira eshte e ndare ne 2 zona

  1. Objekti , Sheshi (Shtatorja,Hapsira gjelbruese, lule, Shetirore)
  2. Trotuaret dhe parkingjet (rreth 100 parkingje)

 

3.PERSHKRIMI I OBJEKTIT

Objekti I Qendres Kulturore ka hyrjen kryesore ku mund te perceptohet leht nga volumetria dhe nuk krijon kunfuzion tek vizitoret ne qasjen e pare me objektin. Objekti permban edhe nje hyrje dytësore per zyrtaret, artistet, nxenesit, seminaristet, po ashtu edhe nje hyrje emergjente. Ky objekt numron hapsira te shumta te cilat janë te ndara sipas nderlidhjes dhe qasjeve me te lehta. Sa i perket fasades dhe formes arkitekturore jemi munduar te percjellim frymen moderne te arkitektures duke e dizajnuar nje fasade me ritem perserites me hapje te rregullta te cilat krijojne efekt te mire ne perceptimin vizel dhe njekohesisht ndriçim te mjaftueshem. Volumetria e objektit kryesisht eshte me forma te pasterta duke e reflektuar funksionin e saj edhe ne formë arkitekturore per te lexuar me leht karakterin e saje dhe per ti dhene nje identitet te vecante

 

PËRDHESA

Ne hyrje e kemi hollin i percjellur me recepcion dhe pjesen e garderobes. Si pjesë e hollit janë wc-të per femra dhe meshkuj.

Perdhesa numron njeren nga hapsirat kryesore ku eshte edhe  salla shumperdorimeshe e shtruar ne parket druri e percjellur me skenen dhe hapsirat veshtore e te makiazhit per artistet. Kapaciteti i salles eshte per 400 persona me tavolina dhe diku afer 1000 vende pa tavolina. Per shkak te qasjes me te lehtë dhe frekuentimit me te shpeshtë ne perdhesë eshte edhe restoranti me kuzhinë dhe me hapsirë te mjaftueshme per ahengje te ndryshme. Ne perdhesë eshte edhe nje lokal i cili mund te sherbej si lokal afarist ne fushen e funancave ose sigurimeve ose si dyqan ku mumd te shiten produkte te ndryshme

 

KATI -1-

Permes hollit kryesor dhe hollit mbrapa ngjitemi ne katin e pare ku permes koridorit ne forme te shkronjes C jan te radhitura hapsirat te cilat gjithashtu kane mjaft frekuentim dhe kane aktivitete te ndryshme. Ne katin  e parë jane planifikuar te jene zyret per kryesinë Qendre, hapsirë kjo qe ofron nje komoditet te mire te percjellur nga: Salla per mbledhje te kryesisë, arkiva, holli prites dhe WC. Si pjesë e aktiviteteve ne katin 1-re jane: Geleria per ekspozita te ndrysheme, Muzeu ku mund te vendosen artefakte te ndryshme , objekte dhe gjera te tjera traditcionale shqiptare ,salla e konferencave me 50 ulëse e cila do te sherbej per konferenca te ndryshme, seminare,ligjerata, promovime etj. Gjithashtu ne hapsirat e katit 1-rë jan planifikuar te jene edhe 5 dhoma, dy nga  te cilat mund sherbejne si dhoma te fjetjes per musafiret dhe tri tjera  si zyre qe mund te ipen me qira!

 

KATI -2-

Ne katin e dyte eshte respektuar vija e levizjes se koridoreve duke organizuar kthina pergjate gjithe koridorit. Kati i dyte gjithashtu numron nje numer te madh te hapsirave per aktiviteteve te ndryshme te destinuara kryesisht per dashamiret e librit, lexuesit, nxensit dhe studentet. Si ide eshte planifikuar te jen tri klasa me nga 50 ulëse ku mund te mbahen kurse te ndryshme, seminare, etj. Në katin e dyte eshte vendosur bibloteka  dhe salla e leximit, hapsira keto te cilat ofrojnë kushte te mira per te studiuar dhe per te punar ne grup. Gjithashtu ne katin e dyte eshte dhe nje hapsirë prej 190 m² ku mumd te mbahen kurse te vallzimit, aktrimit etj.

 

  • Siperfaqja totale e objektit është 4200 m²

 

SIPERFAQET PERDHESA:

Siperfaqe totale 1800 m²

  1. HOLLI ………… 256 m²
  2. SALLA …………500 m²
  3. SKENA ………..109 m²
  4. VESHTORET PER ARTISTET DHE GJERAT E SKENES 270 m²
  5. RESTORANTI 420 m²
  6. LOKALI 50 m²
  7. HOLLI MBRAPA 75 m²
  8. WC  M&F 60 m²

 

SIPERFAQET KATI -1- :

Siperfaqe totale 1200 m²

 

  1. Tri zyre nga 60m2    3×60 m²
  2. Salle per mbledhjeve   80 m²
  3. Salla e konferencave 100 m²
  4. Holli i pritjes  100 m²
  5. Arkivi  60 m²
  6. Galeria per ekspozita  100 m²
  7. Muzeu  100 m²
  8. WC F & M 60 m²
  9. Nyjet sanitare pastruesit 60 m²
  10. 5 dhoma gjumi  5×30 m²

 

SIPERFAQT KATI -2- :

Siperfaqe totale 1200 m²

 

  1. 3 klasë 3×100 m²
  2. Biblioteka dhe salla e leximit 200 m²
  3. Hapsira per ushtrime, vallezime etj 190 m²
  4. WC  F & M  60 m²
  5. Nyjet sanitare  30 m²
  6. Dy zyre njera per ligjeruesit  1X 50 m² tjetra poashtu 1x50m2 qe mund te ipet me qira si zyre.