Për të arritur një marrëveshje për lirim në çmimet e sigurimeve shëndetësore, për anëtarët dhe simpatizantët e sajë, «Bashkësia Shqiptare në Zvicër» për  disa vite rresht ka kontaktuar sigurimet më të njohura për nga kualiteti dhe shërbimet. Pas shumë takimeve e bisedave në bazë të projektit «AGS – Kollektiv» të bërë nga ana e «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër», në v. 2008 u arrit të nënshkruhet një marrëveshje me sigurimin e Helsana Gruppe! Për realizimin e kësaj marrveshjeje «Bashkësia Shqiptare në Zvicer», per disa vite ka vepruar në përputhje me marreveshjen fillestare me Helsana Gruppe deri sa është arritur marrëveshja që të ketë lirime për gjithë anëtarët pasiv – respektivisht për gjithë ata që kanë statusin e simpatizantët të shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër».

Anëtarët pasiv – simpatizantet e shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër», që janë të siguruar ose që duan të sigurohen te njëri nga sigurimet e Helsana Gruppe, mund të kërkojnë ulje prej 20% në sigurimet nëpërmjet numrit KN30001072  që i është ndarë «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër». Ulja mund ta kërkohet nga këshillëtaret e sigurimeve ose direkt në një nga filialet e sigurimit Helsana Gruppe.

Për të perfituar nga kjo ulje mjafton të dëshmohet statusi i anëtarit pasiv, respektivisht i  simpatizantit të shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër». Formulari që dëshmon statusin e antarësisë pasive, mund të kerkohet nëpërmjet E-mailit info@bshz.ch, apo duke plotësuar Formularin përkatës në momentin e nënshkrimit të kontratës me sigurimin HELSANA, formular të cilin e kanë edhe këshilltaret e autorizuar të punojnë në bazë pjesë të projektit  «AGS- Kollektiv».

Mitgliedschaftsbestätigung

«Bashkësia Shqiptare në Zvicër» si organizim kulm (Dachverband) financohet nga sponsoret, donatoret dhe nga realizimi i projekteve të ndryshme në dobi të komunitetit shqiptar në Zvicër!

Shpjegim: Obligime financiare në shoqatë kanë vetëm anëtarët aktiv të shoqatës, e jo edhe ata me status të anëtarit pasiv – simpatizantit!  

SQARIM PËR KOMPANITË E SIGURIMEVE: 

Kompanitë e sigurimeve që duan ta kenë të drejtën e dhënies së zbritjes prej 20%, për anëtarët dhe simpatizantet e «Bashkësisë Shqiptare në Zvicer» dhe të kenë qasje në programin kopjuterik ofertues të Helsana Gruppe, s`pari duhet të marrin një vërtetim bashkëpunimi të nënshkruar e të vulosur nga shoqata «Bashkësia Shqiptare në Zvicër», vërtetim ky i cili për miratim i dërgohet kompanisë Helsana Gruppe:

Kompanitë e sigurimeve të interesuara për bashkëpunim me shoqatën «Bashkësia Shqiptare në Zvicër» mund t`na shkruajnë në E-mail: info@bshz.ch dhe kontaktojnë në Tel:  043 5267211 ; 076 3880957