INFORMATË ME RËNDËSI PËR KËSHILLËTARËT E SIGURIMEVE SHËNDETËSORE NË ZVICËR!

▪︎ Të nderuar këshilltarë e keshillëtare të sigurimeve shëndetësore, zonja dhe zotërinjë, shfrytëzojmê nga rasti t’ju pershëndesim dhe informojmë që sivjet nga janari 2022, sigurimi Helsana per gjithë anëtarët dhe simpatizantët e shoqates «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër» jep zbritjen prej 20% ne sigurimet komplementare!
▪︎ Në këtë drejtim kompanitë dhe këshillëtarèt që kanë klientë simpatizantë të «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër» dhe duan të kenë qasje në programin ofertues online te Helsana Gruppe, këtë të drejtë mund ta marrin nëpërmjet nje vertetimi të nënshkruar nga «Bashkësia Shqiptare në Zvicër», vërtetim ky me te cilin njoftohet edhe Helsana Gruppe.
▪︎ Kompanitë e sigurimeve të interesuara për marrjen e ketij aksesi në programin e sigurimit Helsana Gruppe, mund t’na kontaktojnë nëpërmjet E-mailit: info@bshz.ch, 076 388 09 57, 071 526 21 83