SIGURIMI HELSANA JEP 20% ULJE PËR ANETARET DHE SIMPATIZANTËT E «BASHKËSISË SHQIPTARE NË ZVICËR»

Të nderuar bashkatdhetarë zonja e zotërinjë, kemi kënaqësinë t`ju informojmë për arritjen e marreveshjes me sigurimin HELSANA, marrëveshje kjo nga e cila do t`mund të përfitojnë gjithë anëtaret aktiv dhe ata pasiv – simpatizantë të shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër».
Kjo marrëveshje vlenë si për ata që janë të siguruar ashtu edhe për ata që kanë vendosur të sigurohen te Helsana Gruppe! Marreveshja për dhënie te lirimit prej 20% per anetaret aktiv dhe ata pasiv – simpatizantë te shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër» është arritur pas disa takimeve me sigurimin Helsana.
Ky vendim i sigurimit Helsana, është për tu përshëndetur për faktrin që numri i shoqateve, anëtarët e të cilëve e kanë mundesinë e kursimit prej 20% është shumë i vogël!
Zbritja prej 20% mund ta kërkohet nga këshillëtarët tuaj të sigurimeve, ose direkt nga sigurimi Helsana Gruppe nëpërmjet numrit KN30001072, numër ky që i është ndarë shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër». Zbritja prej 20% vlenë për sigurimet shtesë TOP, SANA, COMPLETA dhe COMPLETA EXTRA!

Të gjithë ata qe duan të përfitojnë nga kjo marrëveshje e arritur mes «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër» dhe
sigurimit Helsana, mjafton ta dëshmojne statusin e anëtarit pasiv respektivisht simpatizantit*  të shoqatës «Bashkësia Shqiptare në Zvicër», gjë të cilën mund ta bëjnë nëpërmjet këtij formulari: Mitgliedschaftsbestätigung


*Shpjegim: Obligime financiare në shoqatë kanë vetëm anëtarët aktiv të shoqatës, e jo edhe ata me status të anëtarit pasiv – simpatizantit!

 

SQARIM PËR KOMPANITË E SIGURIMEVE: 

Kompanitë e sigurimeve që nuk e kanë të drejtën e dhënies së zbritjes prej 20%, për anëtarët dhe simpatizantet e «Bashkësisë Shqiptare në Zvicër» dhe duanë ta kenë – respektivisht duan të kenë qasje në programin ofertues online të Helsana Gruppe, duhet të marrin një pëlqim të nënshkruar e të vulosur nga shoqata «Bashkësia Shqiptare në Zvicër», vërtetim ky me te cilin njoftohet Helsana Gruppe:

Bestätigung für Versicherungsfirmen

Kompanitë e sigurimeve të interesuara për bashkëpunim me shoqatën «Bashkësia Shqiptare në Zvicër» mund të kontaktojnë nëpërmjet E-mail: info@bshz.ch dhe Tel:  071 526 21 83; 043 5267211 ; 076 3880957