received_10160119029785058

Më 17 mars 2018, në Qendrën Shqiptare per Kulturë dhe Integrim të qytetit Kreuzlingen të Zvicrës, u dha e premiera e shfaqjes “RINGJALLJA E AGIMIT”, realizim ky i regjisorit Mehmet Kajtazi, kushtuar heroit te kombit Agim Ramadani! Në një salle te mbushur përplot me artdashës, programin e hapi Kryetari i Qendrës ztn.Tomë Berisha, i cili qe ne fillim kërkoi që me një minutë heshtje ti bëhen nderime artistit Agron Bajrami! Në mesin e pjesëmarrësve ishin prezent, bashkëluftëtari i Agim Ramadanit oficeri i karieres ztn. Shpend Shala dhe bashkëveprimtari i heroit Agim Ramadani Ing. Ahmet Asani, te cilet ne fund morren fjalen dhe vleresuan larte shfaqjen si dhe evokuan kujtime per heroin Agim Ramadani! Kjo shfaqje e realizuar nga regjisori Mehmet Kajtazi dhe ekipi i tije u mireprit nga publiku dhe u vleresua lartë nga kritiku!