-2-

STATUTI  I   BASHKËSISË SHQIPTARE NË ZVICËR BSHZ

 

I. DISPOZITAT   E   PËRGJITHSHME

§ (Neni) 1. Mbështetja e hartimit të Statutit
-Hartimi i këtij Statuti është bërë me vendimin e Këshillit Themelues të Bashkësisë Shqiptare  për Zvicër, nxjerrur me datën 31.08.1998, në Bern të Zvicrës, është aprovuar me 04.04.1999 në Kuvendin themelues në Bern të Zvicrës dhe tani në rrethana të reja nga data 17.02.2008 me propozim te kryetarit te BSHZ-ës jepet si PROJKET –STATUT.
BSHZ-ja ka për qëllim kërkimin dhe ruajtjen e interesave të përbashkëtatë shqiptarëve në Zvicër para gjitha Institucioneve ,organeve shtetrore Zvicrane, duke bashkëpunuar gjithmonë me shtetin e  Kosovës, të Shqiperisë përfaqsuesit e shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi si dhe me organizimet  tjera shqiptare në botë.
-Statuti është mbështetur në përcaktimet themelore të  Programit të Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, si akt paraprak.
-Hartimi i Statutit është mbështetur dhe harmonizuar me Kodin Civil Zvicëran, përkatësisht me dispozitat e neneve 60-72.
§ (Neni) 2. Definimi institucional i Bashkësisë
-Bashkësia  Shqiptare  është institucion i mërgimtarëve shqiptarë me bazë kombëtare.
-Bashkësia  Shqiptare  në  Zvicër është subjekt  juridik në nivel të Zvicrës, i ndërtuar me bazë deleguese nga  të gjitha Bashkësitë  Shqiptare Kantonale.
-Bashkësia  Shqiptare  është institucion i zgjedhur dhe legjitim i mergimtarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë  në Zvicër. Si rrjedhim ai gëzon parimin e vëndosjes dhe veprimit të pavarur e me përgjegjësi.
-Elementet tjera definuese janë dhënë si vijon:

Emri :  -në nivel të vendit- Bashkësia Shqiptare në Zvicër  (BSHZ)
             -në nivel të Kantonit- Bashkësia Shqiptare në (emri i kantonit)
             -në nivel të Komunës-Bashkia Shqiptare në (emri i Komunës)

Selia :  -Selia e Bashkësiasë  Shqiptare  për Zvicër vëndoset nga Kryesia.

-10-

-Tërheqëja e mjeteve nga fondi bëhet më urdhëresë të kryetarit.
-Urdhëresa, përveç shumës së mjeteve, duhet të ketë edhe përshkrimin e shkurtër të destinimit.
Terëheqëjen e mjeteve e bën arkatari apo sekretari me Autorizim të Kryetarit.

§ (Neni) 20. Mjetet materiale të BSHZ-ës  janë:
-Mjetet themelore,
-Inventar pune,
-Literaturë të ndryshme, dhe
-Material shpenzues.
                                                                                                           
§ (Neni) 21. Kontabiliteti dhe administrata e BSHZ-ës
Kontabilitetin dhe të gjitha punët administrative që kanë të bëjnë me BSHZ-ën , i organizojnë, i udhëheqin dhe i mbajnë, Krysia e ngushtë, dhe këshilli për ekonomi e financa.

§ (Neni) 22. Fondi  rezervë

Ky fond krijohët gjithashtu në perputhje me nenin 19-të të BSHZ-ës. Lartësia minimale e  mjeteve  të  fondit  që duhet të ruhet për rastet e  intervenimeve eventuale, konsiderohet fond rezerv. Këtë lartësi e cakton kuvendi.
               
VI. DISPOZITAT  PËRFUNDIMTARE

§ (Neni) 23. Kërkesat dhe ankesat e ndryshme
-Anëtarët e Bashkësisë  Shqiptare në Zvicër, si dhe të tjerët, kërkesat ose ankesat, i shtrojnë në organet e Bashkësive  kantonale përkatëse.
-Kërkesat apo ankesat i shqyrton Këshilli Juridik në afat prej 30 ditësh nga data e paraqitjes. Përgjegjëja negative mundë të rishqyrtohët në organe më të larta si Këshilli  Qendror i BSHZ-ës dhe Kuvendi  i BSHZ-ës.

-4-

me të gjitha bashkësitë  kantonale përmes përfaqësuesve të drejtëpërdrejtë (kryetarëve) dhe delegatëve të zgjedhur të tyre.
-BSHZ-ja është Bashkësi Demokratike dhe si e tillë nuk pengon anëtarët e sajë që të kryejn obligimet e veta ndaj subjekteve politike në Atdhe.
-BSHZ-ja është kundër organizimit të diasporës shqiptare në baza partiake dhe nuk e pranon këtë formë të organizimit në diasporë.

§ (Neni) 4. Anëtarsimi në BSHZ
-Anëtarsimi në Bashkësi  është individual dhe me bazë vullnetare.
Anëtarë i BSHZ-ës  mund të jetë çdo Bashkësi shqiptare, Shoqatë apo  mërgimtar i moshës madhore që pranon Statutin  e  BSHZ-ës, paguan anëtarësinë dhe punon në realizimin e qëllimeve programore të BSHZ-ës. Kërkesa për anëtarsim në BSHZ  i drejtohet Kryesisë , vendimi duhet të bihet brenda 30 ditësh.
Kuota e  anëtarësisë, caktohët  dhe ndryshohet në Kuvendet e Bashkësisë
-Në vartësi të pagesës dhe të kontributit anëtari i Bashkësisë mundë të jetë: anëtar aktiv, pasiv, simpatizant dhe anëtar  nderi.

§ (Neni) 5. Organet e Bashkësisë Shqiptare
BSHZ ka këto organe:
1. Kuvendi
2. Këshilli Qendror
3. Kryesia  e BSHZ-ës
4. Këshillat Profesionale
5.Këshilli mbikëqyrës.
§ (Neni) 6. Kuvendi i Bashkësisë Shqiptare
-Kuvendi ndërtohet sipas dy parimeve themelore, ate me bazë të përfaqësimit dhe me bazë të delegimit.
-Nga parimi i përfaqësimit në Kuvendin qendror marrin pjesë kryetarët e të gjitha Bashkësive  kantonale. Nga parimi delegues, marrin pjesë delegatët e zgjedhur nga njësitë zgjedhore përkatësisht Bashkësitë kantonale sipas kritereve në pasusin vijues, Bashkësitë  Kantonale në çdo 500 anëtarë të tyre, dërgojnë nga dy delegatë, ndërsa ato që ekalojnë numrin 500, dergojnë maksimum tre delegatë për Kuvend.

-8-

 Zbaton të gjitha vendimet e nxjerra  nga kryesia, Këshilli i Qendror dhe kuvendi.
Antarët e kryesisë, varsisht nga funkcioni i tyre prezentojnë dhe përfaqësojnë Bashkësinë Shqiptare, janë të obliguar të përcjellin zbatimin e projekteve dhe detyrave programore të BSHZ-ës, të respektojn orarin dhe punës dhe të mbajn rregull në Qendrën e BSHZ-ës.

Secili anëtar, varsisht nga funkcioni i tij përpilon dhe azhuron programet e punës duke i deponuar në arkivin e bashkësisë, nxjerrin  raportet e veprimtarisë dhe llogaritë vjetore si dhe materiale të tjera.

§ (Neni) 15. Këshillat profesionale

Këshillat profesionale  në përputhje me Statutin dhe përcaktimet punëve programore të BSHZ-ës , bëjnë  punë të pavarur.
Këshilli profesional  në fushën e vet perpilon dhe azhuron programet dhe projektet e ndryshme ,i paraqet në kryesi dhe i deponon në arkivin e bashkësisë. Këshillin profesional  e kryeson kryetari i resorit dhe takimet me anëtarë tjerë i bënë sipas nevojës. Për punën e vet resori i përgjigjet kryesisë dhe kuvendit
                                               
§ (Neni) 16. Këshilli mbikëqyrës

Këshilli mbikëqyrës, gjatë vitit, mbikqyrë dhe kontrollon mjetet materiale dhe ecurinë financiare në Bashkësisë. Nëse konstaton parregullsi e njofton kryesinë dhe intervenon në menjanimin e tyre.
Në fund të çdo viti bënë regjistrimin e gjendjës si të mjeteve materiale ashtu edhe mjeteve financiare, dhe ia paraqet kryesisë dhe kuvendit.
Për punën e vet  i përgjigjet kuvendit.

-Si rrjedhim numri i antarëve të kuvendit është relativ, mirëpo para çdo kuvendi, në përputhje me alinetë e këtij neni, ai përcaktohët dhe konstatohët saktësisht.

-6-
                                                               
III. DISPOZITAT ZGJEDHORE

§ (Neni) 11. Zgjedhjet në Kuvend
-Zgjedhjeve në Kuvend me kundërkandidat  iu nënshtrohen të gjithë anëtarët e kryesisë.
-Kryetari, nënkryetari, sekretari, arkatari, kryetarët e këshillave zgjidhen nga Kryesia.
-Të drejtën për të votuar dhe për t`u zgjedhë e kanë të gjithë anëtarët e kuvendit
-Zgjedhjet kryhën me votim të fshehët ose të hapur (vendosë kuvendi) me kundërkandidat drejtëpërdrejtë në kuvendin zgjedhor
-Pas votimit, kandidati i zgjedhur duhët të ketë fituar s'paku  2/3-t, e votave të  votuesve (kuorumit).
-Mandati i të zgjedhurve është  tre (3) vjet me mundësi të rizgjedhjës.
-Një muaj, para ose pas skadimit të mandatit, kuvendi shpallë zgjedhjet e reja kantonale për krijimin e kushteve për organizimin e Kuvendit të ri.
-Procesin e zgjedhjeve, deri në organizimin e kuvendit të ri, dhe zgjedhjet në kuvendin e ri, i drejtojnë kryetari,nënkryetari dhe sekretari i komunitetit.
-Për zgjedhjet eventuale të parakohëshme nxjerr vendim kuvendi me 2/3-t, e votave të kuorumit.
                                                                                               
IV. DISPOZITAT E KOMPETENCAVE, DETYRAVE DHE PËRGJËGJËSIVE

§ (Neni) 12. Kuvendi
Kuvendi është organi më i lartë i BSHZ-ës ai  shqyrton dhe nxjerr të gjitha vendimet me rëndësi jetike për bashkësinë. Vendimet i nxjerr me 2/3-t  e votave të kuorumit pavarsisht nga mënyra e votimit.
Kuvendi vjetor i punës mblidhet një herë në vit, dhe ate në tre mujorin e parë të vitit.

Kompetencat e Kuvendit janë:
-Nxjerrja, ndryshimi dhe plotësimi i Programit dhe Statutit të bashkësisë  si dhe akteve të    ndryshme që i merr për objekt shqyrtimi,

 

      

B A S H K Ë S I A  S H Q I P T A R E   NË   ZVICËR

 

 

 

PROJEKT

STATUTI

 

 

 

 

17.02.2008
    St.Gallen Zvicër

 

 

       

 

 -11-

                                                           
§ (Neni) 24.
Ruajtja apo ndryshimi i formës dhe përmbajtjës së Statutit
Nëse forma dhe përmbajtja e Statutit pëson ndryshime mbi 1/3-n, Statuti rishtypet, në të kundërtën e ruan këtë formë dhe përmbajtje.

§ (Neni) 25. Korigjimi dhe plotësimi i Statutit
Çdo korigjim apo plotësim i Statutit ekskluzivisht bëhet nga Kuvendi, përpilohet me shkrim dhe i bashkangjitët Statutit.

§ (Neni) 26. Ruajtja e vendimeve, marrëveshjeve dhe akteve të ndryshme
-Çdo vendim, marrëveshje apo akt, që del nga organet e Bashkësisë, ruhet në arkivin e Bashkësisë.

§ (Neni) 27. Hyrja në fuqi e Statutit
-Cdo gjë që nuk është paraparë me statut rregullohet me rregullore të posacme të cilën e nxjerr Këshilli Qendror i BSHZ-ës
-Ky Statut numron 27 nene dhe është i plotëfuqishëm që nga data e miratimit në Kuvendin e Bashkësisë Shqiptare të Zvicrës.

 

 

St.Gallen 17.02.2008            dipl.ing. Ahmet Hasani

 

-3-

-Selia e Bashkësisë Shqiptare për kanton  vendoset brenda  
              kantonit përkatës
Vula :   Bashkësia  ka dy vula: Vulën e rrumbullakët me  shqiponjën dy krerëshe të paraqitur në brendësi          dhe me mbishkrim periferik në gjuhën shqipe “Bashkësia Shqiptare në Zvicër ” dhe në  tri gjuhët zyrtare të vendit si dhe Vulën katërkëndshe  të protokolimit më hapsirën e rezervuar për numrin dhe datën.
Emblema :  Emblema paraqitët me figurën e duarve të bashkuara para flamurit kombëtar, që historikisht dhe përmbajtësisht shprehin besëlidhjen tradicionale shqiptare.
Kontoja : Bashkësia  Shqiptare në Zvicër  e ka konton e vet.
 Qëllimi : Bashkësia  Shqiptare në Zvicër  ka për qëllim organizimin institucional, profesional dhe sistematik të të gjithë mërgimtarëve shqiptarë, duke vepruar dhe ndihmuar në këto fusha:

1.Në fushën e kontaktimit dhe bashkëpunimit me institucionet shtetrore dhe joshtetrore në Zvicër , me ato në trojet etnike  shqiptare dhe me Bashkësitë shqiptare në shtete të ndryshme të Botës.
2.Në fushën e kulturës, sportit si dhe kremtimeve e përkujtimeve të ndryshme
3.Në fushën e Informimit dhe Publikimit.
4.Në fushën e procesit edukativo arsimor
5.Në fushën juridike për realizimin e së drejtës  në marrëdhënjen e punës, strehimit, sigurimit shëndetsor, invalidor, pensional, tatimor,  në përfaqësime,  përkthime etj.
6. Në fushën sociale, të ndihmave dhe të solidaritetit, si për atdheun ashtu edhe për diasporën            
II. DISPOZITAT  ORGANIZATIVE

§ (Neni) 3. Kuptimi dhe forma e organizimit
- BSHZ-ën  e përbëjnë mërgimtarët e të gjitha trojeve etnike shqiptare pavarsisht përkatësisë partiake, konfesionit  dhe gjinisë.

BSHZ-ja është subjekt qendror që siguron lidhjën e veprimtarisë           

-9-

§ (Neni) 17. Kryetari i Bashkësisë Shqiptare

Kryetari i Kuvendit gjegjësisht i Bashkësisë Shqiptare është njëherit edhe kryetar i kryesisë si dhe kryetar i Këshillit Qendror. Mungesa e tij mundë të zëvendësohët vetëm nga nënkryetari.

§ (Neni) 18. Anëtari i Kuvendit
Anëtari (delegati) i Kuvendit ka për detyrë t`i përmbahet gjithnjë Statutit (dhe materialeve Programore të aprovuara në Kuvend), t'i  zbatojë të gjitha vendimet e organeve të Bashkësisë.
Funkcioni i anëtarit (delegatit), në organet qendrore të bashkësisë, përveç funkcionit të kryetarit dhe sekretarit, nuk e përjashton funkcionin e tij në organet e Bashkësisë Kantonale.

 

V. DISPOZITAT  FINANCIARE

§ (Neni) 19. Fondi i Bashkësisë Shqiptare

-Bashkësia Shqiptare  në Zvicër posedon  konton e vet në të cilën bëhet grumbullimi i mjeteve financiare.
-Mjetet e grumbulluara në këtë konto paraqesin Fondin e Bashkësisë Shqiptare në Zvicër.
-Fondi i Bashkësisë Shiptare në Zvicër krijohet nga këto burime:
1. Participimi i Bashkësive  kantonale, me pjesëmarrje të caktuar nga shuma vjetore e antarësisë së kantoneve, të cilën e cakton kuvendi qendror.
2. Veprimtaria eventuale, kulturore, artistike, përkthimeve, perfaqësimeve, botimeve dhe veprimtarive tjera në funkcion të vetëfinancimit të bashkësisë.
3. Kontributet dhe ndihmat vullnetare si të mërgimtarëve shqiptarë të vendasëve apo të tjerëve.

5-

§ (Neni) 7. Këshilli  Qendror i BSHZ-ës  përbëhet nga:
-Kryesia e Bashkësisë Shqiptare në Zvicër, Kryetarët e Bashkësive  kantonale dhe Kryetarët e këshillave profesionale.

§ (Neni) 8. Kryesia e Bashkësisë gjegjësisht Kuvendit
Kryesia përbëhet nga:
1. Kryetari,
2. Nënkryetari,
3. Sekretari,
4. Arkatari,dhe anëtarët tjerë të kryesisë (për numrin e anëtarëve  vendos Kuvendi )

§ (Neni) 9. Këshillat profesionale
Bashkësia Shqiptare në Zvicër  parasheh këto këshilla:
1.Këshilli për çështje juridike
2.Këshilli për ekonomi dhe financa
3.Këshilli për çështje të integrimit
4.Këshilli për edukim dhe arsim
5.Këshilli për moral, etikë dhe çështje fetare
6.Këshilli  për kulturë, sport dhe manifestime të ndryshme
7.Këshilli për punë dhe çështje social-humanitare
8.Këshilli  për Informim dhe Publikim
9.Këshilli për marëdhënie me të huajt

-Këshilli  profesional  në përbërje ka kryetarin dhe s`paku dy anëtarë.
-Kryetari i  këshillit profesional  është anëtar i drejtëpërdrejtë i Këshillit qendror të BSHZ-ës
-Brenda këshillave profesionale  mundë të themelohën edhe seksione të caktuara të puneve përkatëse.

§ (Neni) 10. Këshilli mbikëqyrës
-Këshilli mbikëqyrës përbëhet prej 3 anëtarëve. -Një prej tyre emërohet Kryetar i këshillit

-7-
Zgjedhja dhe verifikimi i të gjitha organeve të Kuvendit gjegjësisht BSHZ-së.
-Miratimi i Raportit të veprimtarisë dhe llogarisë vjetore,
-Përcaktimi i shumës së mjeteve të gatshme për Fondin rezervë,
-Shqyrtimi, konstatimi dhe miratimi i shkarkimeve,  dorheqjeve dhe largimeve të ndryshme të antarëve të kuvendit, pavarsisht nga funkcioni i tyre,
-Shpallja e zgjedhjeve të reja,
-Emrimi dhe shpallja e antarëve të nderit, të cilët me punën dhe veprën e vet i  kanë bërë nderim dhe sherbim njerëzimit, atëdheut ose bashkësisë shqiptare.
-Ndërrimi eventual i emërit të Bashkësisë  Shqiptare në Zvicër.
-Ushtrimi i funkcioneve tjera konform ligjeve , kërkesave të atdheut dhe konventave ndërkombëtare,
-Shkarkimi eventual i organeve të caktuara dhe zavëndësimi i tyre,
-Tjetërsimi i pasurisë së BSHZ-ës,
-Shpërndarja e Kuvendit,
-Shuarja e BSHZ-ës, si institucion.

§ (Neni) 13. Këshilli  Qendror i Bashkësisë Shqiptare
Këshilli Qendror i BSHZ-ës është organ ekzekutiv për Bashkësinë Shqiptare  në Zvicër. Këshilli Qendror i BSHZ-ës shqyrton dhe nxjerr vendime në bazë të  Programit dhe Statutit. Vendimet i nxjerr me 2/3-t, e votave të kuorumit. Këshillin e Qendror  e fton dhe e drejton kryetari. Këshilli i Qendror  ftohët sipas nevojës, por s`paku një(1) her në gjasht (6) muaj, dhe i përgjigjet kuvendit.

§ (Neni) 14. Kryesia
Kryesia është organ punues, zbatues, kontrollues dhe reprezentues. Kryesia angazhohët në realizimin e të gjitha detyrave që dalin nga statuti dhe programi i punës së BSHZ-ës përgatit  në tërsi materialin për mbajtjën e kuvendit,  si dhe kryeson punën në kuvend, 
shqyrton dhe nxjerr vendime të caktuara me shumicë të votave të antarëve të kryesisë.