Programi dhe Statuti

PJESË NGA PROGRAMI DHE STATUTI SHOQATËS  “BASHKËSIA SHQIPTARE NË ZVICËR”

 

“Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, ( në tekstin e mëtejmë BSHZ) formohet me qëllim të shprehjes, mbrojtjes dhe realizimit të interesave, të drejtave dhe obligimeve të të gjithë mërgimtarëve shqiptarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.

 

BSHZ në bashkëpunim me subjektet dhe institucionet shtetërore të shteTit të Zvicrës dhe të  atyre në atdhe, do të angazhohet në krijimin e kushteve për integrim dhe përparim  sa më të shpejtë të diasporës shqiptare në Zvicër.

BSHZ punon vazhdimisht në  gjetjen dhe zhvillimin e formave më të mira organizative për ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditave kombëtare shqiptare dhe njëkohësisht integrimin sa me efektiv të diasporës shqiptare në Zvicër. BSHZ punon në ngritjen dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare, njohjen, afrimin dhe bashkimin e mërgimtarëve në mes veti.

BSHZ në bashkëpunim me institucionet shtetërore në atdhe dhe ato në Zvicrës do të angazhohet në zhvillimin dhe ngritjen e bashkëpunimit në sferat e ekonomisë, kulturës, sportit, humanitetit e fushave tjera sipas nevojës.

BSHZ me punën dhe aktivitetin e vet, do të zhvillojë dhe do të thellojë bashkëpunimin dhe miqësinë me organet dhe asociacionet e ngjashme zvicerane në të gjitha fushat me interes dhe dobi të përbashkët duke zhvilluar dhe organizuar programe dhe manifestime të përbashkëta.

BSHZ me aktivitetin dhe veprimtaritë e veta humanitare, solidare dhe gjithëkombëtare, ka një rol të rëndësishëm jo vetëm në prezantimin dhe afirmimin e çështjes kombëtare, por në mënyrë institucionale dhe profesionale do ti kundërvihet keqpërdorimeve dhe dezinformimeve që e dëmtojnë çështjen tonë kombëtare.

BSHZ angazhohet në marrjen e masave për parandalimin e dukurive negative sikur janë: delikuenca, narkomania, kriminaliteti, konfliktet e ndryshme dhe sjelljet tjera devijante. BSHZ angazhohet të bëjë lidhshmërinë  institucionale dhe shpirtore te diasporës me atdheun.

BSHZ angazhohet  që të fuqizoj aftësitë organizative për kryerjen më efikase të të gjitha obligimeve ndaj vetvetes si diasporë dhe ndaj atdheut si tërësi. Për realizimin e projekteve te veta BSHZ angazhon veprimtarë të dëshmuar të çështjes sonë kombëtare në diasporë,  persona profesionist, intelektualë të dalluar e veprimtarë me pervojë disa dekadëshe me punët e diasporës. BSHZ  në Keshillat Profeisionale do të angazhoj kryesisht kadro të diaspores shqiptare që kanë  kryer shkollimin ose janë specializuar dhe kanë pervojë pune në firma dhe institucione Zvicerane.

BSHZ në kryesi te sajë angazhot te ketë veprimtar pavarësisht gjinisë, besimit, bindjeve të tyre politike, më rëndesi është që të jenë atdhetar  me përvojë shumëvjeçare dhe me bindje thellë demokratike dhe të jenë të gatshëm për të vepruar.

BSHZ mendon se organizimi i diasporës ne baza partiake, sektare, klanore e formave tjera që e ndajnë e nuk e bashkojnë diasporën është i tejkaluar. BSHZ  apelon te institucionet shtetërore të Kosovës, Shqipërisë dhe subjketve shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës që kjo formë e organizimit e cila e ndanë dh epërçanë mergatën shqiptare, mos të mbështetet.

………………

STATUTI I SHOQATËS “BASHKËSIA SHQIPTARE NË ZVICËR”- BSHZ

  1. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
  • (Neni) 1. Mbështetja e hartimit të Statutit

Hartimi i këtij Statuti është bërë me vendimin e Këshillit Themelues të shoqatës “Bashkësia Shqiptare për Zvicër”, të datës 31.08.1998, në Bern të Zvicrës. Statuti i shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” (në tekstin e mëtejmë BSHZ) për herë të parë është ndryshuar dhe aprovuar me datë 04.04.1999 në Kuvendin Themelues të BSHZ-ës në Bernë të Zvicrës. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës pra nga data 17.02.2008 me propozim te kryetarit të BSHZ-ës Statuti i BSHZ-ës u mbajt ne diskutim publik deri me datë 30.03.2011.

Në Kuvendin e  dates 04.04.2011 me ndryshimet e propozuara ky statut u aprovua dhe si i tillë është në fuqi. BSHZ ka për qëllim kërkimin, gjetjen, ruajtjen dhe koordinimin e interesave të përbashkëta të shqiptarëve në Zvicër. Këtë punë BSHZ e bënë nëpërmjet Bashkësive Kantonale, shoqatave , klubeve, organzatave afariste dhe veprimtarëve që angazhohen për ralizimin e programit dhe projektev të BSHZ-ës.

BSHZ, bashkëpunon me gjitha institucionet shtetërore Zvicerane, shtetin e Kosovës, të Shqipërisë përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni e Mal të Zi si dhe me gjitha organizimet që janë të gatshme të ndihmojnë ruajtjen dhe zhvillimin e diasporës shqiptare. -Formulimi i këtij Statuti është mbështetur në përcaktimet themelore të Programit të BSHZ-ës -Hartimi i Statutit është mbështetur dhe harmonizuar me Kodin Civil Zviceran, përkatësisht me dispozitat e neneve 60-72.

……………

  • (Neni) 27. Hyrja në fuqi e Statutit

– Ky Statut numëron 27 nene dhe është i plotfuqishëm që nga data e miratimit.
– Çdo gjë që nuk është paraparë me statut rregullohet me rregulloret e posaçme.

Bern, 04.04.1999