Ese pėr nėntorėt e lindjes sė shqipeve
shkruan AHMET HASANI
Gjyshja SHQIPE, e ulur nėn hijen e dardhės sė vjetėr tė mbjellun nga stėrgjyshi i sajė DARDANI, rrinte e menduar dhe e mėrzitur. I afrohet afėr nipi Dardani dhe e pyet gjyshen Shqipe se pse kaq shumė e mėrzitur duket.
Po tha gjyshja mor bir, ashtu ėshtė jam e lodhur dhe mėrzitur, po mėrzitem pėr ty, pėr nipat e mbesat e mija pėr Kosovėn tonė.
Ja pra vazhdoi gjyshja, e sheh po afrohet lindja e shtetit tė Kosovės, lindje kjo e pritur me shekuj, dhe vazhdoi ajo nė stilin saj tė njohur tė tregimeve metaforike...si gjithmonė biro, hienat e Beogradit ishin ato qė pengonin lindjet e shqipeve...!
Ariu i veriut e prishi gjumin ne mes tė verės, ishin hienat nga Beogradi biro ato qė e zgjuan nga gjumi, zgjohu se na morri lumi i paskan thėnė hienat ariut Putin, zgjohu se na u ba nami, po i del koka e dytė shqiponjės, Kosova po bahet shtet!