Presidenti i Shteteve tė bashkuara tė Amerikės George W. Bush flet pėr tolerancėn reale tė shqiptarėve tė besimit musliman: shqiptarėt janė njerėz myslimanė qė mund tė jetojnė nė paqe A.H (*)
Nėpėrmjet intervistės me gazetarin Andi Bejtja, Presidenti Bush, na tha njė tė vėrtetė tė thjeshtė: shqiptarėt janė njerėz myslimanė qė mund tė jetojnė nė paqe. Por bėri mirė qė e tha, se njė takėmi kėndej pari, njė kontingjent nga e vjetra, ka nja 17 vjet qė na pėrrallis, hėm qė nuk qenkemi aq shumė myslimanė, dhe hėm qė qenka njė e keqe e madhe tė jesh mysliman, sepse si tė tillė nuk na lėnkan tė hymė nė Evropė. Amerikanēe, pra shkurt e saktė, rezultoi se ky kontingjenti ia fut kot. Natyrisht qė Presidenti e di mirė qė Shqipėria ėshtė njė shtet laik, dhe se ka shumė tė krishterė (ortodoksė dhe katolikė), dhe edhe se ka shumė ateistėsi mund tė mos ketė shumė, pas 45 vjetėve komunizėm! Presidenti thjeshtė po thekson njė fakt qė ai e konsideron tė rėndėsishėm, dhe e tha troē: shumica e shqiptarėve janė myslimanė paqėsorė! Ca sofistė, gjithė kėto 16 vjet, pas vitit 1991, po sfiliten tė na bėjnė me turp se jemi shumica myslimanė. Ata janė njė kontingjent snobėsh, redaktorėsh e kalemxhinjsh, kryesisht nga ata tė komunizmit, nga ata qė patėn dėshtuar nė zhdukjen e tė gjitha feve, gjatė viteve 1967-90. Pėr zgjidhjen tėrėsore tė problemit mysliman, kontingjenti ndoqi dy rrugė: e para, ajo e mohimit tė faktit se shumica e shqiptarėve janė myslimanė; e dyta, ajo e konvertimit tė shqiptarėve nė jomyslimanė, qoftė makar nė ateistė.