Regjistrohu nė BSHZ.ch!    Kyqu  
BALLINA LAJMET STATUT KBSHZ ARKIVI KONTAKT
Main Menu
LINQE
Login
Emri i antarit:

Fjalkalimi:


Keni harruar passwordin?

Regjistrohu tash!
Who's Online
4 Anetar jane online (4 Anetare kane hapur Lajme)

Anetare: 0
Mysafir: 4

me shum...


Falė kontratės kolektive mes Sh."Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr" dhe Helsana-Gruppe keni 15% zbritje*
AL.helsana logo DE.helsana logo FR.helsana logo
« 1 ... 7 8 9 (10)
AKTIVITETE : NĖ VIEN TĖ AUSTRISĖ NORA HASANI FITOI VENDIN E TRETĖ
Postuar 2006/7/6 21:00:00 (1550 Lexime)


Nė Garėn e bukurisė Miss Intersky mė 16.07.2006 nė Vien tė Austrisė Nora Hasani fitoi vendin e tretė. Pasiqė ne Vien nga gjitha bukuroshet e Zvicrės vetėm Nora kishte fituar njė vend, ate tė tretin, nė garėn Euroregio pritej qė Nora tė fitonte minimum njė nga vendet e para.Nė vend te kėsaj ndodhi ajo qė nuk pritej, vendin e Nores e zuri njė shtetase Zvicrane e cila ne Vien nuk kishte zėnė ansjė vend!? Ndodhi ajo qė tri vendet e para i morrėn vajzat me shtetėsi Gjermane, Austriake dhe Zvicerane. Vendin e Nores e zuri njė kandidate Zvicerane e cila nė garėn e bukurisė nė Vienė nuk morri asnje vend sepse nuk ishte me e bukur se Nora.

Lexo me shum... | 2867 bita ma shum
Projekte : NXITJA DHE MBĖSHTETJA E DIASPORĖS SHQIPTARE PĖR INVESTIME NĖ KOSOVĖ
Postuar 2006/6/27 10:00:00 (1735 Lexime)

Tė nderuara Zonja, tė nderuar Zotėri,
Vėllezėr tė nderuar, motra te nderuara,

Sektori pėr projekte nė kuadėr shoqatės "Bashkėsia shqiptare nė Zvicėr" ka filluar tė punojė nė projektin i cili do tė merret me studimin e mundėsive pėr nxitjen dhe subvencionimin e diasporės shqiptare pėr tė investuar nė Kosovė.
Dėshirė e ēdo shqiptari, qė ka nė zemėr Kosovėn dhe viset e saja, ėshtė qė Kosova tė jetė edhe ekonomikisht e fortė, qė tė ketė vend pėr tė gjithė ata qė e meritojnė tė jetojnė e punojnė nė Kosovė.

Lexo me shum... | 3885 bita ma shum
Projekte : ARKIVI I PROJEKTEVE
Postuar 2006/6/26 16:10:00 (1554 Lexime)

Mė poshtė po japim disa projekte te pranuara dhe te realizuara nga viti 1998 e kėndej. Web-site e Bashkėsisė Shqiptare vitin qė kaloi ka humb njė pjesė tė madhe tė shėnimeve nga web-site pėr arsye se janė shlyer gjatė ndėrrimit tė Provider-it.
Po mundohemi qe tė gjitha ato materiale ti gjemė, ti sistemojmė dhe ti kthejmė prapė nė nė web-faqe.

Lexo me shum... | 19232 bita ma shum
Projekte : STATUTI I BASHKĖSISĖ SHQIPTARE NĖ ZVICĖR
Postuar 2006/6/26 14:00:00 (753 Lexime)

STATUTI I BASHKĖSISĖ SHQIPTARE NĖ ZVICĖR- BSHZ

I. DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME

§ (Neni) 1. Mbėshtetja e hartimit tė Statutit
-Hartimi i kėtij Statuti ėshtė bėrė me vendimin e Kėshillit Themelues tė Bashkėsisė Shqiptare pėr Zvicėr, nxjerrur me datėn 31.08.1998, nė Bern tė Zvicrės. BSHZ-ja bashkon tė gjitha bashkitė dhe shoqatat shqiptare nė Zvicėr sipas ligjit Civil Zvicran Neni 60.
BSHZ-ja ka pėr qėllim kėrkimin dhe ruajtjen e interesave tė pėrbashkėtatė shqiptarėve nė Zvicėr para gjitha Institucioneve ,organeve shtetrore Zvicrane, duke bashkėpunuar gjithmonė me Shqipėrinė, Kosovėn, pėrfaqsuesit e shqiptarėve nė Maqedoni e Mal tė Zi si dhe me organizimet tjera shqiptare nė botė.
-Statuti ėshtė mbėshtetur nė pėrcaktimet themelore tė Programit tė Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr, si akt paraprak.
-Hartimi i Statutit ėshtė mbėshtetur dhe harmonizuar me Kodin Civil Zvicėran, pėrkatėsisht me dispozitat e neneve 60-72.
§ (Neni) 2. Definimi institucional i Bashkėsisė
-Bashkėsia Shqiptare ėshtė institucion i mėrgimtarėve shqiptarė me bazė kombėtare, humanitare dhe solidare.
-Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr ėshtė subjekt juridik nė nivel tė Zvicrės, i ndėrtuar me bazė deleguese nga tė gjitha Bashkėsitė Shqiptare Kantonale.
-Bashkėsia Shqiptare ėshtė institucion i zgjedhur dhe legjitim i mergimtarėve shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Zvicėr. Si rrjedhim ai gėzon parimin e vėndosjes dhe veprimit tė pavarur e me pėrgjegjėsi.
-Elementet tjera definuese janė dhėnė si vijon:

Emri : -nė nivel tė vendit- Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr (BSHZ)
-nė nivel tė Kantonit- Bashkėsia Shqiptare nė (emri i kantonit)
-nė nivel tė Komunės-Bashkia Shqiptare nė (emri i Komunės)
Selia : -Selia e Bashkėsiasė Shqiptare pėr Zvicėr vėndoset nė Kantonin ku vepron Kryetari i BSHZ-ės.

-Selia e Bashkėsisė Shqiptare pėr kanton vendoset brenda
kantonit pėrkatės
Vula : Bashkėsia ka dy vula: Vulėn e rrumbullakėt me shqiponjėn dy krerėshe tė paraqitur nė brendėsi dhe me mbishkrim periferik nė gjuhėn shqipe „Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr “ dhe nė tri gjuhėt zyrtare tė vendit si dhe Vulėn katėrkėndshe tė protokolimit mė hapsirėn e rezervuar pėr numrin dhe datėn.
Emblema : Emblema paraqitėt me figurėn e duarve tė bashkuara para flamurit kombėtar, qė historikisht dhe pėrmbajtėsisht shprehin besėlidhjen tradicionale shqiptare.
Kontoja : Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr e ka konton e vet.
Qėllimi : Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr ka pėr qėllim organizimin institucional, profesional dhe sistematik tė tė gjithė mėrgimtarėve shqiptarė, duke vepruar dhe ndihmuar nė kėto fusha:

1.Nė fushėn e kontaktimit dhe bashkėpunimit me institucionet shtetrore dhe joshtetrore nė Zvicėr , me ato nė trojet etnike shqiptare dhe me Bashkėsitė shqiptare nė shtete tė ndryshme tė Botės.
2.Nė fushėn e kulturės, sportit si dhe kremtimeve e pėrkujtimeve tė ndryshme
3.Nė fushėn e Informimit dhe Publikimit.
4.Nė fushėn e procesit edukativo arsimor
5.Nė fushėn juridike pėr realizimin e sė drejtės nė marrėdhėnjen e punės, strehimit, sigurimit shėndetsor, invalidor, pensional, tatimor, nė pėrfaqėsime, pėrkthime etj.
6. Nė fushėn sociale, tė ndihmave dhe tė solidaritetit, si pėr atdheun ashtu edhe pėr diasporėn
II. DISPOZITAT ORGANIZATIVE

§ (Neni) 3. Kuptimi dhe forma e organizimit
- BSHZ-ėn e pėrbėjnė mėrgimtarėt e tė gjitha trojeve etnike shqiptare pavarsisht pėrkatėsisė partiake, konfesionit dhe gjinisė.
- BSHZ-ja ėshtė subjekt qendror qė siguron lidhjėn e veprimtarisė
me tė gjitha bashkėsitė kantonale pėrmes pėrfaqėsuesve tė drejtėpėrdrejtė (kryetarėve) dhe delegatėve tė zgjedhur tė tyre.
-BSHZ-ja ėshtė Bashkėsi Demokratike dhe si e tillė nuk pengon anėtarėt e sajė qė tė kryejn obligimet e veta ndaj subjekteve politike nė Atdhe.
-BSHZ-ja ėshtė kundėr organizimit tė diasporės shqiptare nė baza partiake dhe nuk e pranon kėtė formė tė organizimit nė diasporė.

§ (Neni) 4. Anėtarsimi nė BSHZ
-Anėtarsimi nė Bashkėsi ėshtė individual dhe me bazė vullnetare.
Anėtarė i BSHZ-ės mund tė jetė ēdo Bashkėsi shqiptare, Shoqatė apo mėrgimtar i moshės madhore qė pranon Statutin e BSHZ-ės, paguan anėtarėsinė dhe punon nė realizimin e qėllimeve programore tė BSHZ-ės. Kėrkesa pėr anėtarsim nė BSHZ i drejtohet Kryesisė , vendimi duhet tė bihet brenda 30 ditėsh.
Kuota e anėtarėsisė, caktohėt nė mėnyrė tė pavarur nga Bashkėsitė Kantonale.
-Nė vartėsi tė pagesės dhe tė kontributit anėtari i Bashkėsisė mundė tė jetė: anėtar aktiv, pasiv, simpatizant dhe anėtar nderi.
§ (Neni) 5. Organet e Bashkėsisė Shqiptare
BSHZ ka kėto organe:
1. Kuvendi
2. Kėshilli Qendror
3. Kryesia e BSHZ-ės
4. Kėshillat Profesionale
5.Kėshilli mbikėqyrės.
§ (Neni) 6. Kuvendi i Bashkėsisė Shqiptare
-Kuvendi ndėrtohet sipas dy parimeve themelore, ate me bazė tė pėrfaqėsimit dhe me bazė tė delegimit.
-Nga parimi i pėrfaqėsimit nė Kuvendin qendror marrin pjesė kryetarėt e tė gjitha Bashkėsive kantonale. Nga parimi delegues, marrin pjesė delegatėt e zgjedhur nga njėsitė zgjedhore pėrkatėsisht Bashkėsitė kantonale sipas kritereve nė pasusin vijues, Bashkėsitė Kantonale nė ēdo 500 anėtarė tė tyre, dėrgojnė nga dy delegatė, ndėrsa ato qė ekalojnė numrin 500, dergojnė maksimum tre delegatė pėr Kuvend.

§ (Neni) 7. Kėshilli Qendror i BSHZ-ės pėrbėhet nga:
-Kryesia e Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr, Kryetarėt e Bashkėsive kantonale dhe Kryetarėt e kėshillave profesionale.

§ (Neni) 8. Kryesia e Bashkėsisė gjegjėsisht Kuvendit
Kryesia pėrbėhet nga:
1. Kryetari,
2. Nėnkryetari,
3. Sekretari,
4. Arkatari,dhe anėtarėt tjerė tė kryesisė (pėr numrin e anėtarėve vendos Kuvendi )

§ (Neni) 9. Kėshillat profesionale
Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr parasheh kėto kėshilla:
1.Kėshilli pėr ēėshtje juridike
2.Kėshilli pėr ekonomi dhe financa
3.Kėshilli pėr ēėshtje tė emigracionit
4.Kėshilli pėr edukim dhe arsim
5.Kėshilli pėr moral, etikė dhe ēėshtje fetare
6.Kėshilli pėr kulturė, sport dhe manifestime tė ndryshme
7.Kėshilli pėr punė dhe ēėshtje social-humanitare
8.Kėshilli pėr Informim dhe Publikim
9.Kėshilli pėr marėdhėnie me tė huajt

-Kėshilli profesional nė pėrbėrje ka kryetarin dhe s`paku dy anėtarė.
-Kryetari i kėshillit profesional ėshtė anėtar i drejtėpėrdrejtė i Kėshillit qendror tė BSHZ-ės
-Brenda kėshillave profesionale mundė tė themelohėn edhe seksione tė caktuara tė puneve pėrkatėse.

§ (Neni) 10. Kėshilli mbikėqyrės
-Kėshilli mbikėqyrės pėrbėhet prej 3 anėtarėve. -Njė prej tyre emėrohet Kryetar i kėshillit

III. DISPOZITAT ZGJEDHORE

§ (Neni) 11. Zgjedhjet nė Kuvend
-Zgjedhjeve nė Kuvend me kundėrkandidat iu nėnshtrohen tė gjithė anėtarėt e kryesisė.
-Kryetari, nėnkryetari, sekretari, arkatari, kryetarėt e kėshillave zgjidhen nga Kryesia.
-Tė drejtėn pėr tė votuar dhe pėr t`u zgjedhė e kanė tė gjithė anėtarėt e kuvendit
-Zgjedhjet kryhėn me votim tė fshehėt ose tė hapur (vendosė kuvendi) me kundėrkandidat drejtėpėrdrejtė nė kuvendin zgjedhor
-Pas votimit, kandidati i zgjedhur duhėt tė ketė fituar s'paku 2/3-t, e votave tė votuesve (kuorumit).
-Mandati i tė zgjedhurve ėshtė tre (3) vjet me mundėsi tė rizgjedhjės.
-Njė muaj, para ose pas skadimit tė mandatit, kuvendi shpallė zgjedhjet e reja kantonale pėr krijimin e kushteve pėr organizimin e Kuvendit tė ri.
-Procesin e zgjedhjeve, deri nė organizimin e kuvendit tė ri, dhe zgjedhjet nė kuvendin e ri, i drejtojnė kryetari,nėnkryetari dhe sekretari i komunitetit.
-Pėr zgjedhjet eventuale tė parakohėshme nxjerr vendim kuvendi me 2/3-t, e votave tė kuorumit.

IV. DISPOZITAT E KOMPETENCAVE, DETYRAVE DHE PĖRGJĖGJĖSIVE

§ (Neni) 12. Kuvendi
Kuvendi ėshtė organi mė i lartė i BSHZ-ės ai shqyrton dhe nxjerr tė gjitha vendimet me rėndėsi jetike pėr bashkėsinė. Vendimet i nxjerr me 2/3-t e votave tė kuorumit pavarsisht nga mėnyra e votimit.
Kuvendi vjetor i punės mblidhet njė herė nė vit, dhe ate nė tre mujorin e parė tė vitit.

Kompetencat e Kuvendit janė:
-Nxjerrja, ndryshimi dhe plotėsimi i Programit dhe Statutit tė bashkėsisė si dhe akteve tė ndryshme qė i merr pėr objekt shqyrtimi,

Zgjedhja dhe verifikimi i tė gjitha organeve tė Kuvendit gjegjėsisht BSHZ-sė.
-Miratimi i Raportit tė veprimtarisė dhe llogarisė vjetore,
-Pėrcaktimi i shumės sė mjeteve tė gatshme pėr Fondin rezervė,
-Shqyrtimi, konstatimi dhe miratimi i shkarkimeve, dorheqjeve dhe largimeve tė ndryshme tė antarėve tė kuvendit, pavarsisht nga funkcioni i tyre,
-Shpallja e zgjedhjeve tė reja,
-Emrimi dhe shpallja e antarėve tė nderit, tė cilėt me punėn dhe veprėn e vet i kanė bėrė nderim dhe sherbim njerėzimit, atėdheut ose bashkėsisė shqiptare.
-Ndėrrimi eventual i emėrit tė Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr.
-Ushtrimi i funkcioneve tjera konform ligjeve , kėrkesave tė atdheut dhe konventave ndėrkombėtare,
-Shkarkimi eventual i organeve tė caktuara dhe zavėndėsimi i tyre,
-Tjetėrsimi i pasurisė sė BSHZ-ės,
-Shpėrndarja e Kuvendit,
-Shuarja e BSHZ-ės, si institucion.

§ (Neni) 13. Kėshilli Qendror i Bashkėsisė Shqiptare
Kėshilli Qendror i BSHZ-ės ėshtė organ ekzekutiv pėr Bashkėsinė Shqiptare nė Zvicėr. Kėshilli Qendror i BSHZ-ės shqyrton dhe nxjerr vendime nė bazė tė Programit dhe Statutit. Vendimet i nxjerr me 2/3-t, e votave tė kuorumit. Kėshillin e Qendror e fton dhe e drejton kryetari. Kėshilli i Qendror ftohėt sipas nevojės, por s`paku njė(1) her nė gjasht (6) muaj, dhe i pėrgjigjet kuvendit.

§ (Neni) 14. Kryesia
Kryesia ėshtė organ punues, zbatues, kontrollues dhe reprezentues. Kryesia angazhohėt nė realizimin e tė gjitha detyrave qė dalin nga statuti dhe programi i punės sė BSHZ-ės pėrgatit nė tėrsi materialin pėr mbajtjėn e kuvendit, si dhe kryeson punėn nė kuvend,
shqyrton dhe nxjerr vendime tė caktuara me shumicė tė votave tė antarėve tė kryesisė.

Zbaton tė gjitha vendimet e nxjerra nga kryesia, Kėshilli i Qendror dhe kuvendi.
Antarėt e kryesisė, varsisht nga funkcioni i tyre prezentojnė dhe pėrfaqėsojnė Bashkėsinė Shqiptare, janė tė obliguar tė pėrcjellin zbatimin e projekteve dhe detyrave programore tė BSHZ-ės, tė respektojn orarin dhe punės dhe tė mbajn rregull nė Qendrėn e BSHZ-ės.
Secili anėtar, varsisht nga funkcioni i tij pėrpilon dhe azhuron programet e punės duke i deponuar nė arkivin e bashkėsisė, nxjerrin raportet e veprimtarisė dhe llogaritė vjetore si dhe materiale tė tjera.

§ (Neni) 15. Kėshillat profesionale

Kėshillat profesionale nė pėrputhje me Statutin dhe pėrcaktimet punėve programore tė BSHZ-ės , bėjnė punė tė pavarur.
Kėshilli profesional nė fushėn e vet perpilon dhe azhuron programet dhe projektet e ndryshme ,i paraqet nė kryesi dhe i deponon nė arkivin e bashkėsisė. Kėshillin profesional e kryeson kryetari i resorit dhe takimet me anėtarė tjerė i bėnė sipas nevojės. Pėr punėn e vet resori i pėrgjigjet kryesisė dhe kuvendit

§ (Neni) 16. Kėshilli mbikėqyrės

Kėshilli mbikėqyrės, gjatė vitit, mbikqyrė dhe kontrollon mjetet materiale dhe ecurinė financiare nė Bashkėsisė. Nėse konstaton parregullsi e njofton kryesinė dhe intervenon nė menjanimin e tyre.
Nė fund tė ēdo viti bėnė regjistrimin e gjendjės si tė mjeteve materiale ashtu edhe mjeteve financiare, dhe ia paraqet kryesisė dhe kuvendit.
Pėr punėn e vet i pėrgjigjet kuvendit.

-Si rrjedhim numri i antarėve tė kuvendit ėshtė relativ, mirėpo para ēdo kuvendi, nė pėrputhje me alinetė e kėtij neni, ai pėrcaktohėt dhe konstatohėt saktėsisht.


§ (Neni) 17. Kryetari i Bashkėsisė Shqiptare

Kryetari i Kuvendit gjegjėsisht i Bashkėsisė Shqiptare ėshtė njėherit edhe kryetar i kryesisė si dhe kryetar i Kėshillit Qendror. Mungesa e tij mundė tė zėvendėsohėt vetėm nga nėnkryetari.

§ (Neni) 18. Anėtari i Kuvendit
Anėtari (delegati) i Kuvendit ka pėr detyrė t`i pėrmbahet gjithnjė Statutit (dhe materialeve Programore tė aprovuara nė Kuvend), t'i zbatojė tė gjitha vendimet e organeve tė Bashkėsisė.
Funkcioni i anėtarit (delegatit), nė organet qendrore tė bashkėsisė, pėrveē funkcionit tė kryetarit dhe sekretarit, nuk e pėrjashton funkcionin e tij nė organet e Bashkėsisė Kantonale.


V. DISPOZITAT FINANCIARE

§ (Neni) 19. Fondi i Bashkėsisė Shqiptare

-Bashkėsia Shqiptare nė Zvicėr posedon konton e vet nė tė cilėn bėhet grumbullimi i mjeteve financiare.
-Mjetet e grumbulluara nė kėtė konto paraqesin Fondin e Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr.
-Fondi i Bashkėsisė Shiptare nė Zvicėr krijohet nga kėto burime:
1. Participimi i Bashkėsive kantonale, me pjesėmarrje tė caktuar nga shuma vjetore e antarėsisė sė kantoneve, tė cilėn e cakton kuvendi qendror.
2. Veprimtaria eventuale, kulturore, artistike, pėrkthimeve, perfaqėsimeve, botimeve dhe veprimtarive tjera nė funkcion tė vetėfinancimit tė bashkėsisė.
3. Kontributet dhe ndihmat vullnetare si tė mėrgimtarėve shqiptarė tė vendasėve apo tė tjerėve.
-Tėrheqėja e mjeteve nga fondi bėhet mė urdhėresė tė kryetarit.
-Urdhėresa, pėrveē shumės sė mjeteve, duhet tė ketė edhe pėrshkrimin e shkurtėr tė destinimit.
Terėheqėjen e mjeteve e bėn arkatari apo sekretari me Autorizim tė Kryetarit.

§ (Neni) 20. Mjetet materiale tė BSHZ-ės janė:
-Mjetet themelore,
-Inventar pune,
-Literaturė tė ndryshme, dhe
-Material shpenzues.

§ (Neni) 21. Kontabiliteti dhe administrata e BSHZ-ės
Kontabilitetin dhe tė gjitha punėt administrative qė kanė tė bėjnė me BSHZ-ėn , i organizojnė, i udhėheqin dhe i mbajnė, Krysia e ngushtė, dhe kėshilli pėr ekonomi e financa.

§ (Neni) 22. Fondi rezervė

Ky fond krijohėt gjithashtu nė perputhje me nenin 19-tė tė BSHZ-ės. Lartėsia minimale e mjeteve tė fondit qė duhet tė ruhet pėr rastet e intervenimeve eventuale, konsiderohet fond rezerv. Kėtė lartėsi e cakton kuvendi.

VI. DISPOZITAT PĖRFUNDIMTARE

§ (Neni) 23. Kėrkesat dhe ankesat e ndryshme
-Anėtarėt e Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr, si dhe tė tjerėt, kėrkesat ose ankesat, i shtrojnė nė organet e Bashkėsive kantonale pėrkatėse.
-Kėrkesat apo ankesat i shqyrton Kėshilli Juridik nė afat prej 30 ditėsh nga data e paraqitjes. Pėrgjegjėja negative mundė tė rishqyrtohėt nė organe mė tė larta si Kėshilli Qendror i BSHZ-ės dhe Kuvendi i BSHZ-ės.

§ (Neni) 24.
Ruajtja apo ndryshimi i formės dhe pėrmbajtjės sė Statutit
Nėse forma dhe pėrmbajtja e Statutit pėson ndryshime mbi 1/3-n, Statuti rishtypet, nė tė kundėrtėn e ruan kėtė formė dhe pėrmbajtje.

§ (Neni) 25. Korigjimi dhe plotėsimi i Statutit
Ēdo korigjim apo plotėsim i Statutit ekskluzivisht bėhet nga Kuvendi, pėrpilohėt me shkrim dhe i bashkangjitėt Statutit.

§ (Neni) 26. Ruajtja e vendimeve, marrėveshjeve dhe akteve tė ndryshme
-Ēdo vendim, marrėveshje apo akt, qė del nga organet e Bashkėsisė, ruhet nė arkivin e Bashkėsisė.

§ (Neni) 27. Hyrja nė fuqi e Statutit
-Cdo gjė qė nuk ėshtė paraparė me statut rregullohet me rregullore tė posacme tė cilėn e nxjerr Kėshilli Qendror i BSHZ-ės
-Ky Statut numron 27 nene dhe ėshtė i plotėfuqishėm qė nga data e miratimit nė Kuvendin e Bashkėsisė Shqiptare tė Zvicrės.
Statuti ėshtė i plotėfuqishėm para organeve shtetrore tė Zvicrės nėse ėshtė i nėnshkruar nga Kryetari i Bashkėsisė Shqiptare nė Zvicėr.


Miratuar nė Kuvendin Themelues tė BSHZ-ės

Zvicėr-Bern, 04.04.1999
Kryetar Dipl.Ing. Ahmet Hasani

« 1 ... 7 8 9 (10)





© 2001-2008 bshz.ch  |  Design by Blerim