SmartSelectImage_2018-03-18-10-36-18

Më ka ra te vizitoj seminare te ndryshme te meditimit ku perdoren filozofi e teknika te ndryshme! Ajo qe me duhet te them eshte se keto teknika per shumicen e njerezve nuk jane adekuate, dhe nuk jane ashtu siç u prezantohen pjesmarresve ne keto kurse e seminare!
Nëse nisemi nga fakti i vërtetë se pjesa më e madhe njerëzimit vuan nga neuroza, atëherë mund të themi se meditimi me ndihmënn e teknikave si XEN apo MEDITIM TRANSCENDENTAL, mund të ndihmojnë duke ju qetësuar deri ne një masë, duke ju bërë në siperfaqe paqesor, por në thelb në brendinë tuaj nuk ndodh asgjë, madje kjo qetësi e siperfaqshme mund te jete e rrezikshme sepse e mbyll gjendjen tuaj neurotike e skizofrenike ( fjala skizofreni vjen nga fjala skizë, skizmë shkizme qe ne shqip i bie ndarje) e cila herët a vonë do te kthehet prapë!
Ju mund t`ia arrini ta bëni mendjen tuaj me te qetë, më të palevizshme me ndihmën e MANTRAVE të cilat kur i përsëritni shkaktojnë merzitje e përgjumje, pas meditimit ju bëjnë të dukeni si të çlodhur, por në fakt nuk është ashtu sepse problemet tuaja neurotike jane aty dhe vazhdojnë të ziejnë në brendi dhe në çdo moment mund të shpërthejnë e të dalin në sipërfaqe! Këto teknika dhe të ngjashme si këto mund te jene te dobishme vetëm per disa njerëz fatlum që nuk vuajnë nga neuroza, e mjerisht pjesa më e madhe e njerëzimit vuan nga neuroza!
Prandaj, fillimisht duhet të eliminohet dyzimi i brendshëm, të beheni “NJË I/E TËRË” e jo te mbeteni te dyzuar e neurotik! Pra, para se te uleni te meditoni, ju duhet të beni diçka qe ju çliron nga NEUROZA! Forma e çlirimit te njeriut nga neuroza behet duke mos e ndrydh ‘çmendurine’, por duke e nxjerr ate jashtë! Kjo arrihet me teknika te cilat fillojn nga KATARSISI (nxjerrja e te keqes jashte) qe sheron njeriun nga neuroza!

NEUROZA DHE MEDITIMI DINAMIK!
Dijetari i madh OSHO kerkon qe njeriu s’pari ta nxjerr te keqen nga vetja e tek pastaj te meditoj! Sipas OSHOs e keqja nxirret duke i dhene vetes mundesine e shprehjes se lire pa e ndrydhur veten! Nuk kerkohet nga njeriu ta luaj rolin e te ‘çmendurit’ per tu shprehur i lire, por themi se me teknika te ndryshme duhet te shkohet deri ne “çmenduri” dhe njekohesisht te mbetemi te vetedijshem, te themi se per tu shprehur i lire e pa e ndrydhur veten duhet te behemi “te çmendur te vetedijshëm”!

● HAPI I PARË
Per te hyre ne Meditim Dinamik, hapi i pare eshte nje paraloje e cila zgjate 10 min. dhe qe për bazë ka frymëmarrjen! Fillohet me marrje fryme shpejtë dhe ne menyre kaotike! Frymëmarrja e shpejtë dhe e thellë ju jep me shume oksigjen! Sa me shume oksigjen te keni me trup, aq me te gjalleruar do te jeni, aq me shume do t’i ngjani kafshes. Kafshet jane te gjalla ndersa njeriu jeton gjysem i vdekur apo gjysem i gjalle! Ngopja me oksigjen ndihmon perpunimin e elektricitetit trupor qe mund ta quajm BIOENERGJI, sa me vital te beheni aq me shume energji do te rrjedh ne trupin tuaj dhe do ta ndjeni veten me shume si energji se sa si materje!
Sa me energjik te jeni aq me pak do ta ndjeni veten si trup, me shume do ta ndjeni veten si energji, kjo i ngjane nberiut ne gjendje ekstaze, kur e ndjeheni veten 100 % energji e jo trup!

● HAPI I DYTË
Hapi i dytë eshte KATARSISI! Tani jemi ‘te çmendur por te vetedijshem’, duhet te shpreheni shlire per gjitha emocionet! Nese ju vjen te uluritni ulërini, nese ju vjen te qani -qani, nese ju vjen te qeshni- qeshni, ndihmojeni veten te çliroheni, kjo faze zgjat diku 10 minuta e qe sheron çdo plage! Kur ulerisim, qajmë, qeshim, hidhemi perpjetë, bertasim, themi me ze ate qe zemra deshiron pa menduar fare, pa u ngushtuar fare ne fakt çlirohemi nga ngarkesat! Në fillim mund t`ju duket si sforcim, si veprim i detyruar por pas disa ditesh do ta kuptoni se ç`do te thote kjo! Ne fakt ju duke bertitur e uluritur, duke qarë e qeshur me shpirt keni prekur burimet te cilat sa po te çlirohen, do te ndieni se barra eshte zhdukur! Keshtu ju do te hiqni barren tuaj, do te ndieni se barra juaj eshte zhdukur, pa heqjen e se ciles barrë ju nuk do te mund te beni kurrefar MEDITIMI! Pasi te keni shkarkuar gjithëçka nga vetja, pasi te jeni boshatisur e te jeni çliruar nga çdo lloj ndrydhjeje, tek tani ne kete boshllek te paster mund te behet diçka, aty mund te ndodh transformimi, aty mund te shfaqet MEDITIMI !

● HAPI I TRETË
Në hapin e tretë i cili poashtu zgjat 10 minuta edhe OSHO sikur Bektashitë tanë, perdor tingullin (MANTRËN) “HU”! Fiolozofia e Meditimit Dinamik nuk ka asgje te perbashket me sufizmin dhe bektashizmin, ne fakt jane sufistet ata qe kete teknike e kane marr nga Budizmi! E verteta eshte se nese ju per 10 min tingullin “HU” e shqiptoni me ze te lartë “HU HU HU HU….HU”, ky tingull do te depertojë thellë brenda jush, do te trokas ne zbrastiren tuaj te krijuar, do te hy ne zbrastire dhe te leviz i lire brenda zbrastires se krijuar! Po qe se ju do të ishit te mbushur me ngarkesa e ndjesi te ndrydhuna asgje nuk do te ndodhte! Nganjehere biles mund te jete e rrezikshme te perdoret çfaredo MANTRE apo tingulli nese brendesia juaj nuk eshte e lire por eshte e shtypur! MANTRAT mund te perdoren vetem kur mendja juaj eshte bosh! Pra tani per 10 minuta mund ta perdorni HU-në , ta shqiptoni ate me sa zë që keni “HU HU HU HU…HU” duke vene ketu gjithë energine tuaj. Me tingullin “HU”, ju duhet ta goditni gjithë energine tuaj!
Kur jeni bosh, pra kur jeni te boshatisur falë katarsisit, tingulli “HU” deperton thelë ne brendine tuaj dhe eksiton qendrën tuaj seksuale per te vazhduar larte drejte zemres, intelektit e deri te shkalla me e larte e vetedijes ajo e fundit qe te lidh me kosmosin!

● HAPI I KATERT
Hapi i katert eshte ai HOP-i kur ju duhet vetëm te heshtni pa bere asgje! Nuk ka kollitje edhe nese doni te kolliteni, s’ka as teshje nese ju vjen te teshni, as mos qeshni nese ju vjen me qesh, per 15 minuta mos beni asgje, ju vetem heshtni! Gjate ketyre 15 minutave te heshtjes pa bere asgje ju jeni vetja – ky eshte ai MEDITIMI I VËRTETË !
Pra, tre hapat e parë ju kanë bere te vetedijshëm dhe ua kan bere te mundshemm hapin e katert ku ndodh diçka qe eshte pertej fjalëve, kjo shenon rritje ju nuk do te jeni me kurrë si me parë! Ketu edhe qendron dallimi mes teknikave te verteta dhe te rreme! Duke perdorur teknika te rreme ju mund te perjetoni diçka por prap te bini ne gjendjen fillestare!
PERFUNDIM

Pra, nuk ka meditim pa bere paraprakisht diçka pa e pergaditur trupin, prandaj ky lloj meditimi edhe quhet MEDITIM DINAMIK! Ju mund edhe te vallzoni para meditimit, por thjeshte te uleni ne pozen e Budës per te medituar, eshte gjeja e fundit qe duhet te beni dhe kurrë nuk duhet te filloni nga kjo poze!

Vetem pasi te jeni identifikuar plotesisht me levizjen, tek atehere ju mund te uleni e te meditoni dhe ta identifikoni veten me moslevizjen – MEDITIMIN!
Dipl. Ing. Ahmet Asani