FB_IMG_152931069007517.06.2018 St.Gallen – Zvicër
Vet emërtimi i dramës “Ringjallja e Agimit”, te jep te kuptosh per porosine e kesaj vepre skenike! Kjo veper skenike artistike, rezultat i punës se rregjisorit Mehmet Kajtazi dhe artisteve te reja te Qendres Kulturore Shqiptare – Besa nga qyteza Kreuzlingen e Zvicres, per shume aresye eshte nje unikat! Është nje realizim skenik fenomenal nje aktesh, me nje harmoni te plotë mes levizjeve te artisteve ne skene, objekteve skenike dhe peshës se fjales e cila pershkon kete veper artistike nga fillimi deri ne fund! Janë vet fjalet e Deshmorit dhe Heroit te Kombit Agim Ramadani, te cilat si burim mali shumë natyrshem dalin nga goja e dy anëtareve te kesaj shoqate ne rolin e nenave krenare! Jane levizjet e vajzave te reja plotë jete te kësaj shoqate, qe japin porosinë se ringjallja e Agim Ramadanit jemi ne te rejat e te rinjet ne diasporë! Eshte shpirti i Agimit i cili del nga dora e Ibrahim Rugoves me dy gishterinjet e ngritur lartë ne shenjë fitore, rol te cilin e luan poashtu nje i ri i kesaj shoqate!

FB_IMG_1529310668302

Pra, madheshtia e kesaj vepre artistike skenike, konsiston ne faktin se eshte nje unikat burimor, veper e realizuar nga pjesëtarë te nje shoqate e cila jo vetem qe kendon e vallezon shqip por edhe aktron shqip!
Per fund te keti shkrimi, si mbeshtetës e organizator i ardhjes se kesaj vepre skenike nga Kreuzlingeni per shqiptaret ne St.Gallen, krejt çka mund te them shkurt e shqip është kjo: ” respekt e miresi per ata qe erdhen te takohen me shpirtin e Agimit, keqardhje per ata qe ishin te informuar e nuk erdhën ta shohin Agim Ramadanin e ringjallur nga engjujt e Qendrës Shqiptare – Besa të Kreuzlingenit!