fb_img_1473447582962

Ne Konstanz te Gjermanise me 07.09.2016 ndërroi jetë Rrustem Selca, njeri nga balerinët e gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës! Lajmi per vdekjen e Rrustem Selcës ka prekur thelle ne zemer edhe mergaten shqiptare ne Evrope e posacerisht ate te Gjermanisë e Zvicres! Rrustem Selca i takon gjenerates se pare te balerinëve shqiptar nga Kosova te cilet ne v.1972 mbaruan shkollën e Baletit në Shkup, dhe u kthyen në Prishtinë, për të hapur kështu nje kapitull të ri te artit në Kosovë! Ne Kosove Rrustem Selca zhvilloi aktivitetin e tij si balerin deri në vitin 1991, kur edhe ai sikur e tere trupa e Baletit të Kosovës u suspenduan nga Teatri kombetare. Sikur shume kolege te tije edhe Rrustemi per te mbijetuar u detyrua të marrë rrugët e mergimit. Balerini Rustem Selca nga viti 1991 jetoi në Gjermani, por veproi sikur ne Gjermani ashtu edhe Zvicer. Per 25 vite te qendrimit te tije ne mergim, mjeshtri i artit te vallezimit maestro Rrustem Selca ngriti me dhjetëra shoqeri Kulturore dhe u mesoi artin e vallëzimit qindra te rinjeve e te rejave shqiptare ne diasporë. Nga qe jetoi ne qytetin e Konstances ne Gjermani, qytet ky i cili eshte ne kufi me Kantonen Thurgau te Zvicrës, Rrustem Selca dha kontribut te madh ne ngritjen e Qendres Kulturore te Kreuzlingenit dhe ne disa qytete te ketij Kantoni e deri ne thellesi te Zvicrës. Me punen e tije si balerin ne Kosove dhe me angazhimin e tije ne ruajtjen dhe zhvillimin e artit te vallezimit shqip ne diasporë Rrustem Selca pa dyshim se do të zë vend meritor ne antologjine e artit shqiptar.

I paharruar qofte kujtimi per artistin dhe veprimtarin e palodhur Rrustem Selca!