FB_IMG_1472640854139 Të nderuar bashkatdhetarë,
Ju ftojmë në një mbrëmje të paharruar në Gjenevë ku do të shfaqet monodrama “Apologjia e vërtet e Sokratit” e luajtur nga Aktori ynë i Madh, Mjeshtri i madh i Skenës z. Mirush Kabashi
Më këtë monodramë, nëpërmjet gojës së Mirush Kabashit u përcillet mesazhi i Sokratit se qytetarët duhet të reagojnë ndaj padrejtësive, mashtrimit, hipokrizisë, ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe politikanëve të korruptuar. Se turma duhet të arsimohet që të bëhet e vetëdijshme. Sokrati na mëson se ata që do ta bëjnë shoqërinë do të jenë të urtët, të mençurit dhe të drejtët.
“Ata që janë në pushtet i tremb ideja e ndryshimit; të tjerët me të gjitha forca e synojnë këtë ndryshim; kurse populli i shkretë i ndodhur në mes i paguan të dy palët me vuajtje dhe para, pavarësisht nëse pushteti quhet Diktaturë apo Demokraci…” Sokrati.
Kjo vepër, sikur të ishte shkruar sot !

Ali Mehmeti
Kryetar i Komunitetit Shqiptar – Gjenevë
Président de la Communauté Albanaise – Genève
cageneve@gmail.com
www.cageneve.ch