ringjallja e agimit 1

Të nderuar bashkatdhetar, dashamir te artit skenik, ju njoftojmë se me datë 17.06.2018 nga ora 15, në Restoran Kreuz, Letzistrasse 3, 9015 St.Gallen, do te jipet shfaqja teatrale “RINGJALLJA E AGIMIT”, kushtuar Heroit te kombit Agim Ramadani! I mbeshtetur nga shoqata “Bashkësia shqiptare ne Zvicër”, ky krijim artistik i regjisorit Mehmet Kajtazi i cili vepron ne kuader te Qendrës për Kulturë dhe Integrim- Besa në Kreuzlingen, mëton të prezantohet edhe ne disa qendra të Zvicres! Me këtë rast u drejtohemi gjitha Bashkësive Shqiptare nëpër Kantone si dhe  klubeve e shoqatave ne vende te ndryshme te Zvicrës, te interesuara që drama “RINGJALLJA E AGIMIT” te shfqet edhe ne vende tjera, te lajmërohen në Kryesi të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, ne E-mail: info@bshz.ch ose ne numrin: 076 388 09 57 !