Në emrin tim dhe në emër të shoqatës
“Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, me rastin e festës së 1 gushtit, popullit Zvicran i urojmë 729 vjetorin e themelimit të shtetit të Zvicrës! Konfederata Zvicrane është themeluar më 1 gusht 1291, ditë të cilën populli Zvicran e feston çdo vit si Ditë Kombëtare të Zvicrës. Për ne shqiptarët që punojmë e jetojmë në Zvicër, shteti Zvicran është atdheu ynë i dytë, andaj me këtë rast gjithë shqiptarëve në Zvicer ua përcjellim urimet tona vëllazërore: Urime dhe gëzuar festa e 1 Gushtit !
Ahmet Asani