auto_88881413616749Historiku i falmurit tone kombetar nis me figuren me te madhe kombetare ate te kryetrimit e heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit! Ishte 28 Nëntori vitit 1443, kur Kryeheroi Ynë, Gjergj Kastrioti, ngriti Flamurin e Bashkimit te kombit, Flamurin me Shqiponjën Dykrenare i cili për çerek shekulli valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës! Pas vdekjes së heroit tonë Gjergj Kastriotit, Shqiperia u ripushtua nga osmanët, por Flamuri nuk ra ne dore te armikut, Flamuri kaloi fusha e male dhe u mbajt larte ne majet e alpeve tona, aty ku kemba osmane nuk arriti te shkel kurrë!
Flamuri ynë Kombetar nuk u nenshtrua por u ngrit lart e me lart nga bijat e bijtë më të mirë që pat kombi shqiptar!
Çdo shqiptar ndjehet krenar per historine e lavdishme te flamurit kombetar, eshte krenar per faktin se ky flamur eshte skuqur me gjakun e miliona deshmorëve e heronjëve, që dhanë jetën duke mbrojtur atëdheun sikur Shqiponja folenë e vet!
Me 28 nëntor të vitit 1912 Flamuri yne Kombetar u ngrit prape lartë në Vlorë nga babai i Pavaresisë se Shqiperisë Ismail Qemali.
Mjerisht Evropa e asaj kohe ishte ne anën e pushtuesëve sllav dhe si pasojë nuk u pranua shteti i Shqiperisë ne kufijte e vet etnik por u cungua dhe u gjymtua! Por, flamuri ynë kombetar nuk e ndali rrugën e lirisë dhe vazhdoi te mbahet larte e me lartë deri sa edhe Kosova u be shtet!
Sa here qe ngritet Flamuri Kombetar larte, përkujtojmë gjithë deshmoret e Lirisë dhe gjitha viktimat e rena per Liri ne Kosove e ne viset shqiptare – LAVDI !
Falemnderim i perjetshem u takon shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe gjitha shteteve që dhanë ndihmë të madhe kombit shqiptar ne ditet me kritike!
Tani që kemi dy shtete shqiptare, Flamuri Ynë Kuq e Zi eshte edhe me kombetar se ne çdo kohë te rrugëtimit neper shekuj!
Flamuri ynë Kuq e Zi eshte flamur i gjithe shqiptareve! Pavaresisht ku jetojmë e ku punojmë, pavaresisht shtetësise që kemi, flamuri Kuq e Zi eshte i shqiptareve ne Shqiperi, i shqiptareve ne Kosovë, i shqiptareve ne Maqedoni, i shqiptareve ne Lugine të Preshevës, i shqiptareve në Malësi, i shqipatrëve në Çamëri e Itali, eshte i diaspores shqiptare ne Evropë, i diaporës shqiptare ne Amerikë, i diasporës shqiptare ne Azi, Australi e gjithe boten!
Nga ne kerkohet që të çojmë në vend amenatein e deshmorëve, kerkohet të deshmojme para miqëve tanë se ja ka vlejtur t`na ndihmohet, kerkohet pra që ne si popull te japim vlera! Ështe Koha që Shqiperia dhe Kosova viseve ende nen Maqedoni, Greqi, Serbi e Mal te Zi, t’ju krijojne HAPSIRËN E PERBASHKËT KULTURORE E EKONOMIKE !
Eshte koha e findit që trurit dhe fuqisë finaciare që ka Diapsora ti hapet mundesia reale për kontribut direkt ne gjithe etnikumin shqiptar! Nga ne në diapsorë kerhohet angazhim edhe ne intergimin tonë të plotë te shteteve ku jetojne, pa e lene anash shkollimin plotësues ne gjuhen shqipe, pa i lene anazh aktivitetet për ruajtjen e gjuhes dhe traditave kombetare, kekrohet mbajtja e vazhdueshme e lidhjeve me atdheun, kerkohet bashkimi i fuqive tona profesionale e financiare, per ta pas nje ditë Kosoven e Shqiperine te bashkuar në familjen Evropjane te ciles i takojmë!