1 august rede
Shteti Zvicran i themeluar në v.1291, me modelin e vet te demokracise direkte, sot është model i suksesit ne botë! Zvicranet jane krenar per shtetin e tyre, per malet e shendosha, per fushat e punuara, per lumenjt e pastert, per sistemin e tyre bankar, per industrine fleksibile, per ekipin e tyre nacional te futbollit, jane krenar me Xherdan Shaqirin, Behramin, Xhaken, Memedin e shume e shume tjere! Kjo krenari per shtetin e tyre vërehet në fytyrat e tyre, vërehet në çdo hap, në rrugë, ne punë, ne restorane, në hotele, në autobusët urban, në trenat shpejtë e ne ata regjional- verehet gjithkund. Një pjesë të Zvicrës përbëjmë edhe ne shqiptarët, që për ne Zvicra paraqet atdheun e dytë dhe për këtë jemi poashtu shumë krena! Shqiptareve te Zviceres u lejohet e drejta e besimit, e drejta e hapjes se faltoreve! Ne objektet shkollore Zvicrane shqiptaret zhvillojne ore mesimi ne gjuhen shqipe, nota e gjuhes shqipe femijeve shqiptar u shenohet ne deftesat shkollore! Në Zvicër fliten dhe janë zyrtare gjuhet e shteteve fqinje si gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja, por Zvicranet nuk e kanë ndjenjën e inferioritetit as ndaj Gjermanisë e Austrise e as ndaj Frances e Italise dhe për shtet amë respektojnë atëdheun dhe shtetin e tyre të dashur Zvicren me te cilin jane shume kranar! Zvicra është shembulli më i mirë për Kosovën e pavarur e sovrane. Kosova i ka shume borxh popujve e shteteve te perendimit qe e shpetuan popullin shqiptar te Kosoves nga zhdukja fizike, Kosova i ka borxh shteteve e popujve qe po e ndihmojne ne shtetformim ketu e 17 vite Kosovën, por Kosova parasegjithash i ka borxh gjakut te derdhur te shume deshmoreve per ta çuar ne vend amanetin dhe deshiren e tyre e tyre qe: `Kosova te behet si Zvicra`!