Menjëherë pas publikimit të një videoje, në rrjetin social facebook, Fondi Humanitar i Fshatit Dobrosin, filloi aksionin humanitar, që Elfete Ademit dhe katër fëmijeve të saj, tani tri javë jetima pa babë, t’u ndihmoj në zgjidhjen e çeshtjes se banimit dhe ushqimit! Problemi i familjes Ademi është se ajo jeton e vetme në fshatin malor Lipovicë ku nuk ka banorë tjerë, e rrezikuar nga kafshët e egra dhe pa kryefamiljarin e tyre Ajet Ademin, i cili ishte i vetmi i aftë, por që ndërroi jetë para tri javësh!

Dobrosinasit në diasporë të njohur për humanizëm e solidaritet, menjëherë posa kanë dëgjuar lajmin, kanë shpallur Aksion Humanitar nëpërmjet Fondit të tyre Humaitar Dobrosini, për ti grumbulluar të hollat e nevojshme dhe për ta ndërtuar një shtepi, afer qytetit të Gjilanit, për këtë familje! Mësohet se aksioni për grumbullimin e mjeteve është në kulmin e vet!

Nga kryesia e Fondit Humanitar Dobrosoni, mësuam se familjes i është siguruar nje ndihmë e rregullt prej 200 euro/muaj dhe një person kujdestar i cili do të përkujdeset për këtë familje, që t’ua blej dhe dërgoj në shtëpi ushqimet e veshëmbathjet e nevojshme. Mësohet gjithashtu se janë bërë pergaditjet e para për fillimin e ndërtimit të shtepisë, e cila mund të filloj në fillim të muajit Ramazan dhe të perfundoj për festēn e Fitër Bajramit. Me këtë rast Kryesia e Fondit Humanitar Dobrosini, falenderon zotëri Xhavit Qerimi nga fshati Velikincë e vjetër i cili fali trollin për ndërtimin e shtepise si dhe zoteri Banushin nga Kompania BITI Com, për blerjen e tokës shtesë te tokes dhe për dhurimon e tullave e materialeve të ndërtimit (Zementit).


Ne fund Kryesia e Fondit Humanitar Dobrosini, si bartëse e këtij Aksioni Humanitar, u bënë apel të gjithë Dobrosinasëve në Zvicër e shtetet tjera të diasporës, që të ndihmojnë qe ky aksion i filluar të kryhet shpejt dhe me faqe të bardhë! Me kete rast  po japim edhe xhirollogarinë bankare për gjithë ata që mund dhe duan t’i derdhin online kontributet e tyre për këtë aksion himanitar për familjen e të ndjerit Ajet Ademi nga fshati Lipovicë i komunës së Gjilanit!

Verein Dobrosini
Schaffhauser Kantonalbank
Birchstrasse 8
8212 Neuhausen am Rh
Schweiz CH
IBAN: CH16 0078 2008 2286 8010 1

Për informata kontaktoni ztr. Qenan Shabanin në Mobil:+41 76 325 46 02