IMG_20180607_162351

Në kuadër të punës sime, në muajnë maj të këtij viti gjatë vizitës të fshatit Vich që gjindet në regjionin e la Cote të kantonit Vaud gjatë bisedës me udhëheqësen e digasterit të fshatit për qeshtje të shkollës, integrimit etj u njoftova ndër tjera më shumë për barrierat kundër tankëseve të vendosura gjatë luftës së dytë botërore për tu mbrojtur nga një sulm që mundej të vinte nga kufiri i pjesës përendimore të Zvicrës. Këto Barriera kanë një shtrirje prej 17 km dhe forma e tyre ka bër që çokolladat e njohura Tobleron të kenë formën e këtyre barrierave. Pasi u ndava nga takimi vendosa të vizitojë një pjesë të këtyre barrierave që gjindej në ketë fshatë e që janë futur në trashigiminë historike të venditë. Duke vizituar barrierat seq mu kujtua vizita ime në fshatinë Bitinckë të rrethit të Bilishtit në prefekturën e Korçës. Vizitë e realizuar në muajin tetor të vitit 1994 me ndihmën e shokutë timë tiranas Dritan Rama që më kishte ftuar në darsmën e dajës së tijë. Sapo u futa në shtëpi më ra në sy fotografia e Enver Hoxhës. Ky shikim imi kishte një domethenenje për mua që në faktë ishte si formë për të bindur vetën që jamë në Shqipëri…
I zoti i shtëpis duke me parë që nuk i ndajsha sytë nga fotografia ashtu pa u prezentua më pyeti : mos po të pengon kjo fotografi e xha Enverit ?
Unë, pa patur mundësi të mendojë, po në menyrë shumë spontane ja ktheva përgjigjjen :
– Nuk më pengonë se në faktë Enveri i Kosovës është i pastër si loti se ne e kemi idealizu kurse ju këndej kufiritë e keni jetuar…
Kjo përgjigjje e imja më sa duket i pëlqeu të Zotitë të shtëpisë që gjatë gjithë mbremjës të darsmës biseduam për shqiptarët andej e këndej kufirit. Si ish ushtarak njifte të gjitha fshatrat e brezit kufitar sidomos të rrethit të Gjakovës, fshatra të cilat nuk ja kisha dëgjuar emërin kurr…
Biseda për bunkerët ishte temë në veti .
Në bunkerët e Zvicërës munden të futën format e ndryshme të patriotizmitë ashtu siq konsiderohen bunkerët si formë e patriotizmit në vetëveti .
Në bunkerët e shqiptarëve qfar mundemi të futemi si formë të patriotizmitë. Po që se ndalehem në bunkerin si formë e rrezistencës ushtarake kundër qdo pushtimi nuk do dijë a do kemë legjitimitetin e duhur. Po para se të mundohem të fusë disa forma të patriotizmitë i japë të drejtë të themë që gjithmon më ka munduar fakti kur kam dëgjuar disa shqiptar nga viset shqiptare nën Jugoslavi kur vizitonin Shqipërin që thojshin : qfar duhen këta bunkerë ? po të thojshin shqiptarët e Shqipëris ndoshta edhe do i kisha kuptuar apo gazetarët po të jeshë i pushtar deri në kockë e të pyetësh për këtë formë të mbrojtjesë klasike është formë e illuzionit në vetëveti që paraqet…
Të nesërmen e darsmës i Zoti i shtëpisë më pyeti se qfar kisha deshirë të bëja dhe dëshiren time të eci për të parë fshatrat tjera i pëlqeu dhe ashtu duke ecur pyeta për toponimet e ndryshme e për befasin time u njoftova për shumë toponime me kontonacion tipikë sllavë si : Polosk, Zvezd, Bozhograd etjera dhe kurreshtja ime nuk ndalej dhe doja ta dija pse nuk kishte inciativa për të larguar këto toponime. Isha në një pozitë të favorshëm për të kritikuar se kisha gjetur elemente sllave … e tani kur shofë me qfar knaqësie shqiptojmë qytetet apo fshatrat e Kosovës që kanë toponime serbe seq më bën të fusë këtë fenomen në bunkerin e patrotizmitë të shqiptarëve…
Njoftohem që në këto fshatra kalon edhe rruga për tu larguar në Greqi në menyrë ilegale. Unë me injorancen time të rinisë nuk kuptoja që varfëria të gjunëzon edhe para armikut … e tani kur shofë se sa shqiptarë të Kosovës janë paisur me pasaporta serbe më bënë të konfirmojë thënjen « fukarrallaku të qonë në derë të hasmit » . Po qfar mundem të fusë nga ky realitet për të renditur në bunkerin e patriotizmitë të shqiptarëve…
Po referohem në shkrimin e marrur nga Bulletinin Antropologjikë të Parisitë të vitit 1887 (
Coreses et Albanais të Hovelacque Abel) në faqe 170 autori thotë që shqiptarët nuk janë të lidhur me gjuhën , me vendin dhe me fetë e tyre. Sipas tijë shqiptarët munden të ndryshojnë nacionalitetin në vendet ku emigrojnë për ti bindur vendasit që janë asimiluar po në faktë autori thotë që shqiptarët i takojnë vetëm shqiptarëve. Pas 131 vite i njejti fjalor kundër shqiptarëve është përdorur këto ditë nga disa politikajë grekë që akuzuan këngtaren shqiptare e paraqitur në Eurovizion që ka mashtruar shtetin grekë që me vite të tëra është paraqitur si greke.
E Greqia vazhdon të mbajë ligjin e luftës ndajë Shqipërie të vendosur pas luftës të dytë botërore, ligjë që i japë të drejtën Greqisë ta sulmojë Shqipërin edhe ushtarakishtë ashtu siq ka pretendaur në vitin 1997 po në faktë nuk lejonë shqiptarët të vizitojnë tokat çame…
Kjo rrezistencë kundër asimilimitë qëndron në listën për ta futur në bunkerin e patriotizmitë shqiptarë.
Vazhdojë rrugën në barrierat kundër tankseve të vendosura në Zvicër dhe qka mundem të fusë në patrotizëm në bunkerët zvicran është fakti që shtetasitë zvicranë nuk njohin politikanët e tyre po bëjn politikë shtetëformuese ashtu siq paraqitet Kushtetuta e Zvicrës që emri kombë mungon kurse vlerat për shtetëformim janë mirë të mbrojtura nga qytetarët.
Barrierat kundër tankseve në Zvicër mbrojnë natyrën, shtratin e lumenjëve dhe sherbejnë si fole për shumë zogjë e inskekte. Kjo mundësi i është dhënë se patriotizmi i zvicranëve shifet në mrojtjen e tokës kurse te patriotizmi i shqiptarëve përveq debateve politike që zgjasinë shumë vite për mbrojtje kinse të tokës e detit e në faktë toka e deti shqiptarë tani për tani paraqesin formën më të mirë për të illustruar mungesën e patriotizimitë …
Marrë rrugën për tu kthyer për Lozanë dhe nën tingujtë e këngës « Morra rrugën për Janinë » seq ndiva mallë për tokën time …për njerëzit e mijë …Migjen Kajtazi