“Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, denon aktin e shkatërrimit të bustit te At Shtjefën Gjeçovit ne fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës. Kushdo që te jenë kryesit e keti akti te shëmtuar duhet gjetur dhe dënuar sipas ligjit. Shtjefën Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Gjeçovi perveç si famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhshëm i çështjeve të ndryshme shkencore etnografike, historike, gjuhësore e arkeologjike. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shë Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi”. Shtjefën Gjeçovi dha kontributin edhe në fushën e arkeologjisë, ku mund te veçohet studjimi “Trashigime thrako-iliriane” që botohej në revisten ”populli”, e më vonë edhe në “Hylli i Dritës”.
● Vepra më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dugagjinit”. Nga qe Gjeçovi me punen e tij patriotike i pengonte pushtetit serb, me urdhër te pushtetit serb , Shtjefēn Gjeçovi u vra më 14 tetor 1929 në Zym te Hasit. Ky perdhunim tani i bustit te tijë eshte vrasja e dyte e Gjeçovit. Te indinjuar kerkojme denimin aktereve te keti akti te shemtuar antikombetar!
Kryetari Ahmet Asani