Në emer të shoqatës “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”, te gjitha organizimve qe gravitojne ne Bashkesi, i shprehim ngushellime familjes Mahmuti për humbjen tragjike të djalit të tyre Iliasit. Ngushellime i shprehim farefusut, nxenesve dhe arsimtareve ne shkollen ku vijibte mesimin Iliasi i vogel si dhe ngushellime i shprehim gjithe  komunitetit shqiptar ne Zvicer. Ky rast tragjik që ka ndodhur dje më 21.03.2019 në qytetin Basel të Zvicrës, padyshim se është nje tragjedi e paparë dhe e padëgjuar deri më sot në Zvicër! Në shok janë prinderit e voglushit tanimë të ndjerë, ne shok janë familjarët në Kosovë, në shok është shkolla ku mësonte Iliasi i vogël, në shok është lagja ku jeton familja Mahmuti, në shok është i gjithë Komuniteti Shqiptar në Zvicër! Ky krim padyshim se ka krijuar një pasiguri të madhe te të gjithë prindërit qe kanë femijë, pavaresisht se të ciles etni janë! Ky rast vërtetë është rast për të cilin duhet ti lutemi Zotit që mos t’na bie ta harrojmë kurrë!