SmartSelect_20180603-134254_Samsung Internet

(Në qytetet me « mejtepe » ku lexohet e mësohet arabisht, shkolla shqipe nuk ka asnje nxënës!)
Rastësisht duke shfletuar materialet e arkivit te shkrimeve te mia, me ra ne sy kjo intervitstë, te cilen në shtator te vitit 1998 ia kam dhene nje eksperti shtetror Zvicran per çeshtje te religjionit ! Ne pyetjen e tijë për rolin e komunitetit shqiptarë në Zvicër ne perhapjen e religjionit Islam, pergjigja ime ishte kjo:
«…shqiptaret per shume arësye nuk mund jenë misionar te perhapjes se islamit ne Zvicër, ne si popull kemi shume pune tjera para vetes ! Jemi ne luftë dhe duhet ta çlirojme Kosovën nga zgjedha serbe, me pas me partnerët perendimor na duhet te punojme në drejtim te bashkimit te shqiptarëve ne nje shtet ! Sa i perket perhapjes se religjionit islam ne Zvicër e në pergjithesi ne perendim, mendoj se kjo eshte çeshtje arabo-turke e jo çështje e shqiptareve ! Shqiptaret kane tri fe dhe nuk besoj se do ti japin rendesi organizimit ne baza fetare ne diasporë ! Islami si kulturë ka kundershti te medha me te drejtat njerëzore, ka shume probeme që kerkojne zgjidhje, që kerkojnë angazhim te madh, njohuri e fuqi te madhe financiare, gjera keto te cilat shqiptaret nuk i kanë ! Shqiptaret ne Zvicër s`pari duhet ti ngrisin Qendrat e tyre Kulturore ne çdo Kanton, ta institucionalizojne dhe perfshine rinine ne mesimin plotesues të gjuhes, historise e kultures shqipe, e tek pastaj te veprojne ne drejtim te religjioneve! Te shqiptaret eshte nje thenie „Feja e shqiptarit eshte shqiptaria“, kjo tregon me se miri se çka i bashkon e mba shpirtrisht shqiptaret si popull… ! «
Besoj se atëbotë te gjithe ata qe kanë qene te informuar mirë e kanë dite rrezikun qe mund te vijë gjate dhe pas lufte nga e majta ekstreme ! Por qe do te vije kjo dite qe e majta të akuzojë intelektualet per « islamofobi », që e majta te interferojë edhe ne mbylljen e shkollave ku mesohet gjuha shqipe për te hapur « mejtepe» ku femijet shqiptarë mesojnë arabisht, këte vështire që ka mund te besoj dikush!
Por ky eshte realiteti qe kemi sot ne Zvicër : ne qytetet me « mejtepe » ku lexohet e mesohet arabisht, shkolla shqipe nuk ka asnje nxënës !
E majta internacionaliste me pikën e sajë Numer 1 te programit « marrja e pushetit me çdo kusht », ne mungese te sistemit monist e diktatures se proletariatit, per inat të pluralizmit, demokracisë dhe ekonomisë se tregut, eshte ne gjendje ta shkatërroj kombin!

Ahmet Asani